SHBA mbështet TAP-in, projekti kalon në Shqipëri

anazapta

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë mbështetje të pakufizuar për gazsjellësin transadriatik. Në mes të krizës në Ukrainë, revista “Politiko”, një nga mediat më të informuara për politikën e jashtme të Washingtonit thotë se administrata amerikane ka vendosur t’i japë mbështetje të fuqishme projektit me vlerë 45 miliardë dollarë, i cili transporton gazin azer në Evropë duke anashkaluar Rusinë.

Pjesë e të ashtuquajturit korridori jugor, gazsjellësi TAP, i cili kalon përmes Shqipërisë, jo vetëm që nuk furnizohet në Rusi, por anashkalon edhe Ukrainën, e cila është rruga kryesore e gazsjellësve ekzistuese që furnizojnë Evropën. Kjo ka bërë që projekti së fundmi të tërheq vëmendjen e administratës amerikane, por edhe kongresit.

Pak ditë më parë, 56 kongresmenë amerikanë të të dy partive hartuan një rezolutë ku e quajnë realizimin e korridorit jugor si promovim të sigurisë energjetikë për aleatët evropianë. Ndërsa zëvendësndihmës sekretari amerikan për politikën energjetik Amos Hokshtein deklaroi se SHBA ka bërë përpjekje të mëdha për të garantuar suksesin e projektit. TAP u përzgjodh si projekti fituese nga aksionarët e fushës së Shah Denizit disa muaj më parë.

Gazsjellësi transadriatik do të transportojë fillimisht 10 miliardë metër kub gaz nga Azerbajxhani në tregun evropian përmes Shqipërisë.

Share This Article
2 Comments
  • KY TAPI MOS NA DEL SI RRUGA E “KOMBIT” QE TA VUAJME GJITH JETEN KOSTON E SAJ PER INTERESA STRATEGJIKE TE BE DHE PERENDIMIT?????????????????

  • Cfare e lidh projektin TAP me Ameriken, qe jane shume dakort? Nuk kane goje europianet por do te llapin keta ne cdo vend? Keta po krijojne pavarsine me GAZ nga Rusia, por harrojne Azerbajxhanin qe drejtohet me Presidente trashegimtare, vend me diktatore e hadute dhe nje dite te bukur mund te hidhen ne krahun e Rusise, t’u rrojne vendet e tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *