Glenn Berger është pak a shumë 40 vjeç nga Florida, i cili si profesion ka mbledhjen e topave të golfit që përfundojnë poshtë liqeneve ose nën rrjedhën e ujit të rreth 40 fushave të golfit në këtë shtet.
Kur i kap topat, i lan, i pastron, u jep shkëlqim dhe i rishet. Por ja si i rishet: në SHBA, më shumë se një faqe interneti e specializuar, thekson se në 15 vjet karrierë, Berger paska fituar 15 milionë dollarë. Ai ndalon dhe flet për teprime gazetareske.
Asnjë gabim në këtë rast: “Bustin Balls”-i i tij, rikuperon deri në 1.7 milionë topa çdo vit dhe Glenn i rikkthen më pas në tregun e sendeve të përdorura. Lista e çmimeve varion nga 18 cent deri në 1.35 dollarë për top, sipas kushteve dhe llojit (më ekonomiket vijnë nga fusha praktike, më të shtrenjtat janë Pro V1).
Përllogaritet që çdo vit në Florida, të bëhen të paktën 30 mijë xhiro në çdo qarkullim të topave të 18 vrimave në fushat e golfit dhe që çdo lojtar, humb mesatarisht një top e gjysmë për xhiro. Dhe totali bëhet menjëherë, edhe pse vetë Berger nuk konfirmon shifrat që qarkullojnë ‘online’.
Sigurisht, nuk është gjithçka ar në atë që gjendet në fund të një liqeni në një fushë golfi. Ajo për Glenn, në disa raste, është edhe një punë e rrezikshme: me përjashtim të reumatizmës, kur zhytet me kostum dhe bombola, Berger kryqëzon gishtat për të mos u përballur me gjarpërinjtë, peshqit e rrezikshëm dhe para së gjithash aligatorët. Por ashtu siç shkruajnë librat e ekonomisë, çdo arritje ka rreziqet e saj.

pa lidhje fare i bie që të mbledhë 3000 topa golfi në ditë ….. se di nga mi gjeni këto lajme ?!! po blini një makinë llogaritëse më mirë…