SHBA me forca speciale në Siri

Dita

Zyrtarë të administratës amerikane kanë bërë të ditur, se do të dërgojnë forca Speciale në Siri, për të asistuar në trupat anti-qeveritare kundër Shtetit Islamik. Ata kanë deklaruar se do të jenë “më pak se 50 trupa” që do të dërgohen në rajon.

Gjithashtu, kjo nismë do të shënojë herën e parë që trupat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të punojnë hapur në terren në territorin sirian.

Deri tani ka patur dy operacione të forcave speciale amerikane kundër militantëve të ISIS. Në maj operativët vranë një anëtar veteran të organizatës, Abu Sayyaf dhe arrestuan bashkëshorten e tij në lindje të Sirisë.

Gjatë verës, ato dështuan në operacionin për shpëtimin e disa pengjeve amerikane, mes të cilëve gazetari James Foley, i cili më pas u ekzekutua me prerje koke nga militantët.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *