SHBA miraton paketën 40 miliardë dollarë për të ndihmuar Ukrainën

Amelda Amelda

Senati i SHBA-së ka miratuar me shumicë dërrmuese një paketë prej 40 miliardë dollarësh të ndihmës ushtarake dhe ekonomike për Ukrainën.

Paketa e çon ndihmën totale të SHBA-së të dërguar në Ukrainë në më shumë se 50 miliardë dollarë, duke përfshirë 6 miliardë dollarë për asistencë sigurie si trajnime, pajisje, armë dhe mbështetje.

Projektligji, i cili u miratua nga Dhoma e Përfaqësuesve me mbështetje të gjerë dypartiake më 10 maj, pritej të miratohej në fillim të kësaj jave, por u bllokua nga republikani i Kentakit Rand Paul për një mosmarrëveshje rreth mbikëqyrjes së shpenzimeve.

Por udhëheqësi i Senatit republikan, Mitch McConnell hodhi poshtë këto shqetësime dhe u tha gazetarëve se Kongresi kishte një përgjegjësi morale për të mbështetur vetëmbrojtjen e një demokracie sovrane.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, vlerësoi paketën e ndihmës duke e quajtur një kontribut të rëndësishëm të SHBA-së për rivendosjen e paqes dhe sigurisë në Ukrainë, Evropë dhe botë.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *