Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry tha se testime të pavarura kanë konfirmuar përdorimin e gazit sarin në sulmin e muajit të kaluar në Damask. Këto komente Sekretari Kerry i bëri një ditë pasi Presidenti Barack Obama njoftoi se do të kërkojë miratimin e Kongresit para se të ndërmarrë ndonjë sulm ushtarak kundër qeverisë siriane në përgjigje të përdorimit të armëve kimike.
Sekretari Kerry tha sot për disa rrjete televizive amerikane se mostra flokësh dhe gjaku, që Shteteve të Bashkuara iu dhanë nga ekipe të përgjigjes së shpejtë në vendin e ngjarjes, kanë shfaqur “shenja të gazit sarin”.
Pasi Presidenti Obama tha dje se Shtetet e Bashkuara duhet të ndërhyjnë në Siri, por se ai do të presë miratimin e Kongresit, zoti Kerry shprehu bindjen se ligjvënësit amerikanë “do të marrin vendimin e duhur”.
“Nuk besoj se ish-kolegët e mi në Senat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve do t’i kthejnë shpinën të gjitha interesave tona, besueshmërisë së vendit tonë dhe normave të lidhura me ndalimin e përdorimit të armëve kimike që kanë qenë në fuqi që në vitin 1925”.
Por ai shtoi se presidenti ka autoritetin të veprojë pavarësisht vendimit të Kongresit.
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Sirisë, Presidenti Bashar al-Assad tha sot se Siria ka aftësinë që të përballëjë çdo “agresion të jashtëm”.
Ndërkohë, opozita në Siri shprehu zhgënjim duke thënë se çdo shtyrje e një sulmi kundër Presidentit sirian, Bashar al-Assad do t’i japë këtij të fundit mundësinë që të dëmtojë më shumë civilë.
Dje, Presidenti Obama vendosi të shtyjë atë që pritej të ishte një sulm ushtarak kundër Sirisë, duke kërkuar miratimin e Kongresit.
“Kam besuar për një kohë të gjatë se pushteti ynë e ka bazën jo vetëm tek fuqia e ushtrisë tonë, por në shembullin tonë si një qeveri e popullit, nga populli dhe për popullin dhe kjo është arsyeja që ndërmora vendimin e dytë. Unë do të kërkoj autorizim për përdorimin e forcës nga përfaqësuesit e popullit amerikan në Kongres”.
Presidenti e cilësoi sulmin në një rrethinë të Damaskut para gati 2 javësh si sulmin më të rëndë me armë kimike të shekullit të 21-të dhe shtoi se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të bëjnë ‘një sy qorr” ndaj kësaj situate.

Çuditërisht, historia vërtet po përsëritet!
Ngjashëm deklarohej dikur: duke u bazuar në raportet e shërbimit të fshehtë amerikan, ishte “arritur” të mësohej një “fakt shumë i besueshëm” se Iraku “paska” poseduar armë të shkatërrimit në masë dhe gjithsesi duhej të sulmohej e okupohej. Por, rrena i ka këmbët e shkurtra, vetë hartuesit e kësaj rrene pranuan më vonë botërisht, se ajo çka kishin thënë para se të lahej në gjak Iraku, nuk kishte qenë e vërtetë!
Zoteri! Keni jo vetem nje konceptim por dhe perceptim te gabuar. Eshte e drejta juaj qe te keni opinioni qe jepni, po faktet, ne kete rast nuk kane nevoje per heqje paralelesh. Nese ne Irak kerkoheshin “gjurmet” e ujkut qe te justifikohej hakmarrja e presidenteve Bush ndaj deshtimeve ne stuhine e shkretetires, por dhe hakmarrja ndaj terrorit te “11 Shtatorit” dhe humbjeve te medha ne njerez dhe kredibilitet, kjo nuk do e thote se eshte e njejta situate. Keni pare pamjet filmike te viktimave ne Siri, njepjese e te cileve jane femije te pambrojtur? Zarina, eshte nje lende helmuese luftarake, fosfororganike nervoparalizuese, qe edhe ne lufte frontale me njesi ushtarake armike, me konvente nderkombetare eshte e ndaluar te perdoret dhe jo me ndaj popullsise se pambrojtur te vendit tend! Per kete arsye, çdo nderhyrje ushtarake ndaj nje regjimi fashist eshte plotesisht i ligjeruar.
Para se te shkojme ne Siri,me “testimet e pavarura” te pales amerikane,do te na bente me mire te kujtonim mesditen e 21 janarit 2011 kur ne bulevardin “Deshmoret e Kombit” u be nje gjenocid i vertete me lende helmuese.Kam qene vete aty dhe nese nuk do te ishim larguar me te shpejte ne do te kishim vdekur nga asfiksia e gazit,qe veproi me te njejtin intensitet edhe mbi policet te cilet ja mbathen.
Nuk kam degjuar nje ze te vetem nga socialistet ta kete artikuluar kete te vertete te tmerrshme,keshtu qe nuk ua fal kete.Aty prane meje kam pare Mimi Kodhelin dhe Gramoz Rucin ne ato caste kur te gjithe vraponin te gjenin shtegun per tu mbushur me fryme.Socialistet para se te na bejne te pergjeruarin per Popullin Sirian duhet te na e tregojne kete me fakte dhe veprime per drejtesi ne respekt perunjesie ndaj Popullit te paepur Opozitar te 2009-2011.TUNG.
SALIU NE 21 JANAR VRAU ME PLUMBA PREJ VERTETI.
Sarina nuk eshte njesoj me gazin lotsjelles o Lora Socialistja, bile me teper Enveristja. Sepse dallimi eshte mjaft i madh. Sarina eshte arme kimike luftarake per te vrare fet e fet dhe ka fuqi 500 here me te madhe se cianuri, nderkohe qe gazi lotsjelles eshte shpikur nga shkencetaret per te shperndare protestuesit. Per ato qe permend ti nastradini mendon se do te ishte mire qe Saliu t’i kishte hedhur Gramoz Dinosaurit te Partise se Punes dhe Gramoz Vrastarit te djemve te Shkodres pak Sarine para se te vriste si Asadi protestuesit me plumba prej verteti.
Miku im Lora! Shqetesimi qe ngrini ju eshte mëse i drejte. Me 21 Janar, ne menyre te pajustifikuar dhe duke i paraprire goditjeve me plumba luftarake mbi trupat e demostruesve paqsor jane perdorur lende helmuese shqetesuese, cloropicrine e paster,e cila ne dozat qe u perdor tejkalonte kufijte e perdorimit te nje gazi lotsjelles, qe perdoret rendom neper demostrata te dhunshme dhe mund te shkaketonte deri mbytje, apo bllokim te mushkurive. Natyrisht perdoruesit e kesaj lende, ne ate proteste vepruan perveç te tjerash dhe si injorante te vertete pa ditur pasojat katastrofike, nese njerzit nuk do te vepronin e shpejtesi. Kjo duhet te jete pjese e hetimit, ndryshe nuk mund te konsiderohet i plote hetimi per 21 Janarin. Por kjo ndodhi apo krim alla shqiptar, nuk mund te lere menjane nje tragjedi te vertete boterore, te krijuar nga vellai sirian i Sales, qe goditi njerzit e pambrojtur, me LHL Zarin te grupit neuroparalizues (Tabun, Zarin , Zoman), gati e njejte si lenda helmuese glukolat cuincidal (EDMO) e perdorur nga amerikanet ne luften e Vietnamit, por me nje ndryshim. Nese kjo e perdorur ne Vietnam, neutralizonte forcat kundershtare duke i vendosur ne gjume dhe asgjesimin e tyre pa asnje rezistence , ajo e perdorur nga ushtria e Asadit shkakton çrregullime ne sistemin nervor qendror, veprime te pakontrolluara dhe deri vdekje. Ndaj eshte i perligjur çdo veprim ushtarak. Te pershendes.
NE SIRI PERENDIMI DUHET TE KISHTE NDERHYRE SHUME KOHE ME PARE.
Irani, Libia dhe Siria ishin dy vendet qe financonin me LEKA dhe trajnime terrorizmin nderkombetar me baze islamike. Gabimin e pare e beri Bush-Babai qe me agresionin e Kuvajtit nuk i dha fund edhe Irakut, Sirise edhe Iranit njekohesisht. Ne nje kohe qe e kishin mire akoma me Kadafin dhe Mubarakun. Sot Bota e Civilizuar, por edhe ajo islamike do te kishte rene ne qetesi dhe Iraku, Libia, Siria dhe Egjypti nuk do te ishin transformuar si kahsapane njerezore te perkrahura nga bolsheviket e Moskes dhe maoistet e Pekinit. Shiko se cfare argumentash nxjerr Putini per te mbrojtur mikun e tyre Asad Sadistin dhe kriminelin e popullit te tij: “Provat amerikane nuk tregojne me bindje se eshte perdorur Sarina!?” nderkohe qe dihet se kjo lende kimike luftarake e humb efektin e saj disa ore me pas perdorimit. Ketu lind nje pyetje fare e thjeshte dhe krejt llogjike per bolshevikun Putin: Po pse ruset e Putinit nuk kane cuar ne Siri ekspertet e tyre, por kerkojne prova te padiskutueshme nga amerikanet? Sarina eshte shpikur nga fashistet gjermane, por nuk u perdor kurre prej tyre. Kjo eshte perdorur me pas nga Iraku kunder Iranit dhe kunder kurdeve, por edhe nga terroriste ne vende te ndryshem te Botes si ne metrone e Tokios. Si mund te toleroje Bota nje President terrorist dhe vrastar si Asadi?
Siria nuk ka pasur ne ligj,per nje pluralizem partiak!
Presidenti Assad simas zhvillimeve demokratike te ndodhura ne boten arabe,filloj te mendohet per pluralizmin ne ket vend,por simbas nje referendumi popullor,ashtu sic i takon botes se civilizuar!
Pra te pyesim popullin,dhe opozita te mare ate qe i takon mbas ndryshimt te ligjit mbi pluralizmin politik!
Pra ne kte shtet,pa borxhe funksionon ligji,natyrisht qe bota demokratike kerkon demokratizim,por simbas shijeve dhe interesave te saj,e jo ashtu sic percakton ligji i shtetit Sirian!
Gazi mbytes esht nje metode,per te gjetur shtegun,gjithnje kur forcat mercenare te udhehequr nga muhexhajdine islamike te paguar nga bota islame,gjithnje po i zvogelohej territori,dhe interresi i vendeve qe kerkojn nje demokratizim brenda nates nuk u intereson kjo lloj metode,por nje anarshi qe do tu hapte perspektiva te reja ekonomike,sidomos komshinjve Izrailite!
Perse nuk kerkojn ndryshimin e nje sistemi ne Arabin Saudite,ku njerzve qe denohen,ju prihet koka?
Interesat Amerikane e ato Russe ndahen automatikisht,ku njera perkrah njeren ane e tjera Sirine!Ne si nje vend Europian i vogel,duhet te jemi asnjanes neutrale ne kte ceshje,sepse nuk na lidh asnje interes te perkrahim as Amerikanet e as Russine e as Assadin!
Shum shtete te Natos abstonojne,atehere cfar na ngelet ne kur ne Siri perkrahet politika paqesore nga shum e shum vende,qe e shohin si nje problem te brendshem te tyren e jo okupim te nje shteti tjetr!
amerika i ka skenaret e pushtimit gjithmone me te njejten argumente , me keqardhje kjo tregon se jeni plakur si shtet nuk sillni asgje te re me sulmet tuaja vetem se rrisni me shume shkallen e terrorrit ne bote , i c’edukoni popujt ,dhe mbas ca vitesh deklaroni se ishte gaBIM DHE NUK PATEM FATE REALE DHE ASNJI NUK DENOHET!
BASTA – BASTA – BASTA : LERENI TE PASTER BAROK OBAMA ; ASHTU SIC E KA BERE NENA DHE GJYSHJA E GJYSHI NE KARAKTER DHE PER KETE E DUAN GJITHE FORCAT PERPARIMTARE OBAMEN DHE FAMILIEN ETRIJ TE MIRE
Sarina ose Zarina eshte arme kimike luftarake dhe vepron per disa sekonda tek sistemi nervor i njeriut duke bllokuar frymemarrjen dhe organet e tjera. Kjo lende e rrezikshme futet nepermjet lekures dhe nese njeriu nuk eshte i veshur me kostume te posacme gome me kundergaz vdekja vjen per nje cast. Zarina eshte 500 here me toksike se cianuri dhe nuk ka antidot nese ka depertuar ne trupin e njeriut. Nga ana tjeter kjo lende horror luftarake e shpikur nga gjermanet e Hitlerit ne vitin 1933, e cila nuk u perdor asnjehere gjate Luftes se Dyte Boterore nga frika e pasojave makaber ne popullsine civile, e humbet shume shpejt efektin ne kontakt me oksigjenin e ajrit dhe pas disa oresh nuk le asnje gjurme per perdoruesin. Cfare provash kerkon krimineli sadist Asad i Sirise qe e ka transformuar vendin e tij si nje varreze gjigande?