SHBA: Në dy vite janë vrarë 45 mijë luftëtarë të ISIS

Elton Tafaruci

Rreth 45 mijë anëtarë të lëvizjes ekstremiste të Shtetit Islamik janë vrarë dy vitet e fundit në Irak dhe Siri, deklaroi ushtria amerikane.

“Numri i luftëtarëve të ISIS-t  në vijën e frontit është duke u pakësuar, pasi  fluksi i luftëtarëve të huaj është në rënie”,u shpreh dje Sean MacFarland, komandant i koalicionit kundër Shtetit Islamik.

Megjithatë, ai theksoi  se numri prej 45 mijë të vrarë ishte thjesht një përllogaritje.

SHBA organizon koalicionin e vendeve perëndimore dhe arabe që kryejnë sulme ajrore kundër grupeve terroriste në Siri dhe Irak, që nga shtatori i vitit 2014.

Përllogaritjet nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *