Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: SHBA nën pushtetin e borës, shtatë viktima
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Bote > SHBA nën pushtetin e borës, shtatë viktima
Bote

SHBA nën pushtetin e borës, shtatë viktima

anazapta
Published February 10, 2013
Share
SHARE

SHBA është përfshirë nga një stuhi bore, e cila ka shkaktuar deri tani 7 viktima. Dhjetëra makina janë bllokuar në Long Island Expressway, në jug të shtetit të New York-ut, që nga pasditja e djeshme. Autoritetet bëjnë të ditur se po punojnë për të siguruar jetën e udhëtarëve. Ndërsa në Boston, policia lokale ka paralajmëruar banorët e zonave bregdetare të largohen nga shtëpitë e tyre, për shkak të rrezikut të lartë të përmbytjeve. Burime lokale nga këto zona bëjnë të ditur se policia po ndihmon banorët të evakuohen, pasi lartësia e dallgëve jashtë gjirit të Bostonit ka arritur në shtatë metër e gjysmë. Banorët po strehohen në qendra të ngritura enkas në Sandwich, South Yarmouth, Eastham e Falmouth.

 

Vdes në makinë fëmija 11 vjeç

Arrin në shtatë bilanci i viktimave të stuhisë së borës që ka goditur verilindjen e SHBA-së dhe zonën e Ontarios në Kanada. Autoritetet lokale bënë të ditur se një fëmijë 11 vjeçar ka vdekur në Boston, si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit në makinën e të atit. Makina ishte bllokuar në borë dhe babai i djalit po përpiqej të hapte rrugën. Fëmija kishte qëndruar në makinë me motor të ndezur, ndërsa i ati hapte borën për të pastruar rrugën. Por sasia e madhe e borës ka bllokuar tubin e gazit që shkarkon makina, duke e kthyer atë brenda.

Ndërkohë, mediat amerikane raportojnë se qindra mijëra banesa në zonat e Massachusetts, Connecticut e Rhode Island, janë pa energji elektrike. Aeroportet e New York-ut, LaGuardia, Newark e John F. Kennedy, kanë anuluar të paktën 4 700 fluturime. Stuhia e ditëve të fundit, Monster Blizzard, mund të jetë më e fuqishmja e këtij lloji në 100 vitet e fundit. Trashësia e borës në bregun lindor të SHBA-së ka arritur në 90 cm. Ndërprerja e energjisë elektrike ka bërë që të fiket edhe centrali bërthamor Pilgrim, në Massachusetts. Ekspertët parashikojnë që vala e të ftohtit të zgjasë të paktën deri të hënën.

 

Kanadaja

Edhe në Kanada, stuhia e dëborës ka shënuar viktimat e para. Tre persona kanë vdekur në jug të Ontarios: një 80-vjeçar ka vdekur si pasojë e të ftohtit, teksa për përpiqej të hapte rrugicën para shtëpisë, ndërsa dy të tjerë kanë humbur jetën në aksidente rrugore. ANSA / Përgatiti: Gazmira Sokoli

 

anazapta February 10, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?