Prej ditësh, SHBA ndodhet nën pushtetin e acarit. Temperaturat kanë shënuar -30 gradë, çka e ka bërë panoramën e disa zonave të denjë për filmat e bazuar në skenare apokaliptike.
Një set fotografish të realizuara nga Thomas Zakowski në qytetet St. Joseph dhe St.Haven, në Michigan të kujtojnë filmin hollivudian “Apokalipsi i akullt”.
Janë të paktën 20 shtetet e Amerikës, kryesisht ato të zonës së Liqeneve të Mëdha, ku pothuajse gjithçka përjashta është kthyer në statujë akulli.








