Dje në Washington u zhvillua një diskutim për zgjedhjet e 23 qershorit në Shqipëri, i organizuar nga Fondacioni Kombëtar për Demokracinë, Fondacionet për Shoqërinë e Hapur dhe Instituti Demokratik Kombëtar për Çështjet Ndërkombëtare. Në diskutim folën përfaqësues të Departamentit të Shtetit dhe ekspertë për çështjet e Ballkanit.
Pjesëmarrësit në diskutimin me temë: “Zgjedhjet e qershorit në Shqipëri, një provë e rëndësishme për demokracinë”, ishin të një mendimi, se zgjedhjet parlamentare të qershorit do të jenë një provë e rëndësishme e demokracisë në Shqipëri dhe një faktor përcaktues i përparimit të vazhdueshëm të vendit drejt Bashkimit Europian.
Diskutantët folën për rolin e partive politike, si dhe rolin e shoqërisë civile tek një proces transparent dhe demokratik, sfidat para dhe pas zgjedhjeve dhe mënyrat se si komuniteti ndërkombëtar mund të ndihmojë për zhvillimin e një procesi të besueshëm zgjedhor.
Shefi i Zyrës së Departamentit të Shtetit për Çështjet e Evropës Jugore dhe Qendrore, Jonathan Moore, tha se këto zgjedhje janë të një rëndësie të veçantë për Shqipërinë, dhe se të dyja partitë kanë përgjegjësi për
mbarëvajtjen e tyre:
“Ky është një rast shumë i mirë për të dyja partite, atë në qeveri dhe të opozitës, që të tregojnë përkushtimin e tyre për realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të drejta.”
Zoti Moore foli për nevojën e plotësimit sa më shpejt të vendeve bosh në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, sepse kjo çështje tha ai, rrezikon mbajtjen e zgjedhjeve në datën e caktuar, më 23 qershor.
Shqetësimi për KQZ-në dhe nevojën e plotësimit të tij me numrin e nevojshëm të anëtarëve, u ngrit edhe nga përfaqësuesi i shoqërisë civile në Shqipëri, Dritan Taulla, i shoqatës dhe koalicionit të vëzhguesve të brendshëm. Zoti Taulla foli edhe për disa probleme me listat e votuesve dhe pamundësinë e tyre për t’i kontrolluar ato.
Një tjetër diskutant në takim, Robert Benjamin, drejtor rajonal për Evropën Qendore dhe Lindore në Institutin Kombëtar për Demokracinë, tha se sondazhet e zhvilluara flasin për mungesën e besimit të njerëzve tek zgjedhjet, tek procesi zgjedhor në përgjithësi dhe tek klasa politike në Shqipëri. Ai tha se edhe pse në Shqipëri ka një elektorat tepër të politizuar, ky fakt nuk përjashton kërkesën legjitime të njerëzve për të patur zgjedhje të drejta dhe të lira. Partitë politike tha ai, kanë përgjegjësinë para popullit dhe Shqipërisë, që të ruhet integriteti i zgjedhjeve dhe që ato të mos manipulohen.
Muajin e kaluar Instituti Demokrat Kombëtar bëri një vlerësim për situatën parazgjedhore në Shqipëri, duke ofruar disa udhëzime bazuar në standartet kombëtare:
“ U arrit në përfundimin se Shqipëria ka shënuar një përmirësim të konsiderueshëm në procesin parazgjedhor, dhe në kornizën ligjore. Partitë arritën marrëveshje për përmirësimin e disa të metave ligjore. Pra, në Shqipëri mund të realizohen zgjedhje demokratike, në se së pari, partitë të mos ndërhyjnë në process, por ta lenë atë të zhvillohet sipas ligjit, dhe së dyti, që procesi të jetë plotësisht transparent për vëzhguesit e brendshëm dhe ata të jashtëm”- tha zoti Robert Benjamin.
Diskutantët ju përgjigjën edhe pyetjeve të pjesëmarrësve. Një prej tyre ishte ish-ambasadori amerikan në Tiranë John Withers, i cili shprehu shqetësimin se rezultati i zgjedhjeve mund të manipulohet. Por nuk ishte dakord me këtë konstatim zoti Jonathan Moore, i Departamentit të Shtetit.
“Kërkoj ndjesë, – tha ai, – që më duhet t’i kundërshtoj njerëzit për komentet e tyre lidhur rrezikun e vjedhjes së rezultatit të zgjedhjeve; si zoti Rama, edhe zoti Meta, që kanë formuar koalicionin e majtë, janë shprehur në mënyrë kategorike se ata do t’i fitojnë zgjedhjet, pra në këtë rast do të thoja se nuk e kuptoj se si ato mund të vidhen… Të dyja partitë thonë se duan që zgjedhjet të mbahen në kohë, në se mendimi i tyre ndryshon, atëhere edhe ne do t’i ndryshojmë pikëpamjet tona.”
Disa prej diskutantëve ngritën shqetësimin se partite politike e trajtojnë KQZ-në si trup politik, ndërkohë që ai është një organ administrativ. U tha se të dyja palët janë përfshirë në një lojë politike të dëmshme dhe u vu në pikëpyetje mënyra e shkarkimit të anëtarit të KQZ-së , e pabazuar në ligj. Por nga ana tjetër edhe vendimi i opozitës për ta bojkotuar KQZ-në u cilësua i dëmshëm për procesin zgjedhor.
Për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve foli edhe amabasadori i Shqipërisë në Uashington, Gilbert Galanxhi. Ai tha se KQZ duhet të jetë i balancuar:
“Ajo që mendoj se është kryesore dhe që u diskutua këtu, është çështja e balancimit të KQZ, pasi pa një arbiter që të jetë i paanshëm dhe të operojë mbi rregulla të qarta loje, kuptohet që edhe rezultati pastaj do të lerë për të dëshiruar. Mendoj që veprimet që ndërmori Parlamenti shqiptar janë të drejta, të bazuara në ligj, sepse në fund të fundit, nuk bënë gjë tjetër, vetëm se vendosën peshoren aty ku duhte të ishte. Lojërat politike do të luhen deri në minutë të fundit, por unë mendoj se do të kemi një proces të rregullt dhe të ndershëm zgjedhor.”
Folësit në konferencë ishin të një mendimi, se në Shqipëri gjatë procesit zgjedhor ka nevoje për një zë të tretë, veç shumicës dhe opozitës, zërin e shoqerisë civile.
XXX
Në përfundim të takimit bisedova me zotin Jonathan Moore. Ai foli për rëndësinë e pranimit të rezultatit të zgjedhjeve nga pala humbëse:
Zëri i Amerikës: Zoti Moore, eksperienca nga zgjedhjet e mëparshme në Shqipëri ka treguar se partia që i humbet zgjedhjet nuk e pranon rezultatin. Ju sapo jeni kthyer nga një udhëtim në Shqipëri, a morët garanci nga partitë lidhur me pranimin e rezultatit të zgjedhjeve, cilido qoftë?
Jonathan Moore: Pyetja në se partitë politike do ta pranojnë rezultatin e zgjedhjeve është jashtëzakonisht e rëndësishme. Me të gjithë udhëheqësit e Partive politike që u takova, ata në qeveri dhe ata të opozitës, thanë se presin që do ta respektojnë rezultatin e zgjedhjeve. Ata kane deklaruar se presin t’i fitojnë zgjedhjet. Në çdo vend demokratik, siç janë Shtetet e Bashkuara, ka metoda për kontestimin e zgjedhjeve. Kjo është një tjetër arsye përse KQZ duhet të ketë të paktën 5 anëtarë, në mënyrë që ata të merren me certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve, si dhe me ndonjë sfidë pas votimeve, që partitë politike zgjedhin të bëjnë. Në çdo rast, është e rëndësishme që këto zgjedhje të mbahen në kohë, që KQZ-ja të plotësohet me anëtarë, kjo është edhe në interesin e votuesve shqiptarë.
Zëri i Amerikës: Përveç problemit të KQZ-së si do ta vlerësonit përgatijen e deritanishme të zgjedhjeve?
Jonathan Moore: Zyrtarisht, fushata zgjedhore duhej të fillonte më 23 maj, megjithatë disa parti kanë bërë deklarata publike, mitingje takime, e të tjera, duke folur për fushatën. Koalicionet u arritën brenda afatit të caktuar, pra ky proces ka filluar në forma të ndryshme. Ne jemi të interesuar që zgjedhjet të zhvillohen siç duhet dhe qe rezultati i tyre të respektohet.
Zëri i Amerikës: Si do ndihmojnë Shtetet e Bashkuara Shqipërinë gjatë procesit të zgjedhjeve?
Joanathan Moore: Ne po shpenzojmë rreth 1 milionë dollarë për të mbështetur institucione zgjedhore, si KQZ, si dhe për të punuar me organizatat jo-qeveritare, në aspekte të ndryshme, si zhvillimi i fushatave për t’i nxjerrë njerëzit të votojnë, për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe mënyrën e zhvillimit të tyre. Përveç misionit të OSBE-së, ambasada jonë në Tiranë, do të ndihmojë, ajo është angazhuar në mënyrë aktive me diskutime dhe takime në mbarë vendin, jo vetëm në Tiranë, për të parë në se do të jenë krijuar kushtet për zgjedhjet. Ambasada jonë do të monitorojë zhvillimin e zgjedhjeve; pra ne po e monitorjmë gjendjen me kujdes dhe njëkohësisht jemi duke zhvilluar dialog me partitë politike.
As Saliut nuk i interesojne zgjedhjet.Ai ne pushtet eshte,pushtet qe ja ka falur 3 here Edi Rama.Perse te behen zgjedhjet.Te vjedh une thote Saliu se tani qe iku Iliri do kete me shume per mua.Si tha Qosja mbreme;popull koti,trap dhe trim me robt e shtepise..hahaha.
shqiperia penge e klases politike shqiptare , sikur nuk mjaftuan 50 vjete e sistemit totalitare .
Besoj se tani e mesuan edhe nderkombetaret se kush eshte autori i sallates politike shqiptare. Kafsha ketu le te vazhdoje manovrimet derisa te haje koken, se dita po i afron.
Sali Berisha e ka shkaterruar kete vend.Kujtoni vitin e mbrapshte 1997 kur u vrane ne nje lufte te pashpallur civile ne mes te popullit shqiptar mbi 4000 djem nenash shqiptare.Sa nena dhe baballare shqiptare u veshen ne zi ne ate vit te kobshem.Kujtoni Gerdecin me 26 viktima dhe mbi 200 te plagosur e me miliarda leke deme.Kujtoni 21 Janarin e vitit 2011 kur Saliu vrau 4 qytetare shqiptare mu ne mes te “bulevardit Deshmoret e Kombit”.Kujtoni cfar tha per demonstruesit te cilet ishin me thika pistolete,çadra me helm etj etj.Kujtoni faljen e truallit dhe detit shqiptar sikur te ishin pronat e veta ne Vuçitol vetem e vetem per te mbajtur pushtetin.E sa e sa bema ka ky njeri per te cilat duhet te rrish nje nate dimri e nje dite vere dhe nuk mund ti rreshtosh dhe pastaj te vendosim per te hedhur voten ne kutin e votimit.