SHBA nis armatosjen e kurdëve në Siri

Elton Tafaruci

Shtetet e Bashkuara thonë se kanë filluar t’i furnizojnë me armatim luftëtarët kurdë në Siri, sipas planit i cili e ka zemëruaar Turqinë, aleatin amerikan në NATO.

“Ne kemi filluar transferin e armëve të vogla dhe makinave për elementet kurde” të Forcave demokratike siriane, ka thënë zëdhënësi i Pentagonit, Adrian Rankine-Galloway, duke iu referuar aleancës kurdo-siriane, që lufton lundër grupit ekstremist, Shteti Islamik.

Nuk ka pasur reagim të menjëhershëm nga Ankaraja, e cila konsideron se Njësitetet e mbrojtjes popullore të kurdëve në Siri (YPG) janë grup terrorist i lidhur me Partinë Punëtore të Kurdistanit (PPK), që është e jashtë-ligjshme në Turqi.

Uashingtoni ka thënë se armatimi i aleancës kurdo-siriane është i domosdoshëm për rimarrjen e qytetit Raka, që është baza e fundit madhore e Shtetit Islamik në Siri, përcjell REL.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropoan, po ashtu, konsiderojnë se Partia Pumnëtore e Kurdistanit, që për dekada ka udhëhequr kryengritje në Turqi, është organizatë terroriste.

Share This Article
1 Comment
  • SHBA,ta njoh Kurdistanin si Shtet i Pavarur e Sovran.Kjo eshte ndihma me e mire,dhe te mos luaj me Kurdistanin,duke i dhene ca pushke te vjetra e rraketa ,sikur i dha Afganistanit,kur ishte i pushtuar nga Rusia.Dhe ku Ruset u zbythen nga Afganistani,Amerika sulmoj Afganistanin,pasi Afganet thyen Kirgizet ne veri.Amerika te terhiqet me shpejtesi nga Afganistani,Afganet e din Vete se si deshirojne te formojne jeten e Tyre.Pse Amerika nuk sulmon Izraelin,kur dihet se Izraeli,ka perzene Palestinezet,dhe ne toke te banuar ka krijuar nje Shtet(pra ajo toke nuk ishte e pabanuar,sepse po te ishte,atehere shfajsohet Izraaeli).Pse Amerika luan me dy porta,kur nuk shef qe Afganistani eshte Shtet i Pavarur e Sovran.Pse Amerika nuk sulmon Turqin,qe ka shkaterruar Kurdistanin,mendon se Turqija do te fitoje,dhe keshtu eshte ne krahun e duhur me fituesin.Turqija nuk ka rruge tjeter perveqse te njoh Kurdistanin si Shtet Sovran e te Pavarur,dhe ti iki luftes duke i bere nje sherbim te mire Vetes dhe Paqes ne Rajon.Amerika duke sulmuar Izraelin krijon ballance Boterore,dhe del para Botes si nje Fuqi Boterore jo e njeanshme.Izraeli i Cili deri tash luante lojen e Maces me Minin ne Rajon,dhe per Shum kohe del fitimtare ndaj Arabeve te perqare,po sheh se si Arabet po bashkohen,dhe e ardhmja e Izraelit eshte ne pikpyetje.Pra ka nje zgjidhje sulm ndaj Izraelit,nga Amerika,dhe zbythjen e Izraelit nga Jeruzalemi,dhe nga bregu perendimor,duke njohur Shtetin Palestinez me kryeqytet Jeruzalemin,i Cili do te njoh Izraelin si Shtet Sovran e te pavarur,me kryeqytet Tel Avivin!Pra keshtu Amerika ndihmon Veteveten,por edhe Paqen Boterore!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *