Miliona njerëz në mbarë Shtetet e Bashkuara pritën me padurim të dëgjonin rezultatet e një lotarie rekord që u tërhoq të shtunën dhe që kapi shifrën 590.5 milionë dollarë.
Zyrtarët e lotarisë thanë se ka një biletë të vetme fituese, e cila është blerë në një dyqan në Florida. Fituesi nuk ka është deklaruar ende.
Çmimi i madh, i akumuluar për gati dy muaj pasi nuk u arrit asnjë fitues, e kalon rekordin e lotarisë më të madhe amerikane që u shënua në nëntor për shumën $587.5 milionë.
Fituesi me fat i gjeti të pesë numrat fitues nga makina që mbante 59 topa të bardhë dhe supernumrin nga makina e mbushur me 35 topa të kuq. Shanset për ta fituar lotarinë ishin një në 175 milionë. / VOA