SHBA: Nuk ka asnjë tregues që Rusia ka përdorur armë lazeri

Amelda Amelda

Pentagoni thotë se nuk ka asnjë indikacion se Rusia ka përdorur armë lazer në fushën e betejës në Ukrainë, pas pretendimeve nga Moska se po krijonte një brez të ri lazerësh të fuqishëm atje për të goditur dronët e armikut.

“Ne nuk kemi asnjë indikacion për përdorimin e lazerëve, të paktën të lazerëve të armatosur, në Ukrainë. Asgjë për të konfirmuar për këtë,” tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, në një konferencë shtypi.

Yury Borisov, zëvendëskryeministri rus i ngarkuar për zhvillimin ushtarak, tha se një prototip lazer i quajtur Zadira ishte duke u vendosur në Ukrainë dhe kishte djegur një dron ukrainas brenda pesë sekondave në një distancë prej 5 km.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u tall me pretendimin rus, duke e krahasuar atë me të ashtuquajturat “armë të mrekullueshme” që Gjermania naziste pretendonte se po zhvillonte gjatë Luftës së Dytë Botërore.

a.m/dita

Share This Article
1 Comment
  • rusia, nuk ka perdor asnje arme per te vrare njerez,
    putini hyri ne ukraine si bashkekombas paqesor,
    i bindur se ukrainasit do pergjigjeshin paqesisht .
    por propoganda naziskine qeveritare,
    kishte pregatit njerez me ndjenja demoniake, qe te
    mekonin popullin ukrainas (alias rus, i kohes se perandorise
    se kievit) t’i vriste ruset ball, per ball si demostruesit
    e berishesh forcat e policise ktu tek ne .
    ky gabim nuk i falet putinit .
    ai te kishte shpike nje arme, qe te asgjesoje njerez me
    me mendime ..satanike, qe te vepronte ne princip te njohjes
    psiqikes se njeriut dhe ne fushen e betejes te bente seleksionin
    e njeriut human nga ai demoniak
    psh . un baide-nin, qe ne pamje e kuptoj qe eshte ..trap .
    (se fudni ..plak eshte) .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *