SHBA: Ofrojmë siguri për Korenë e Veriut në këmbim të denuklearizimit

DITA Online

 

SHBA thotë se diskutimet e saj me Korenë e Veriut po lëvizin “më shpejt se sa pritej” përpara samitit të përbashkët në Singapor të martën.

Bisedime paraprake midis zyrtarëve kanë ndodhur para takimit. Shtëpia e Bardhë gjithashtu konfirmon se Presidenti Donald Trump dhe Kim Jong-un do të mbajnë një takim tek për tek, me të pranishëm vetëm përkthyesit e tyre.

Trump pastaj do të largohet nga vendi po atë mbrëmje. Më parë, mediat shtetërore të Koresë së Veriut folën për një “raport të ri” me SHBA. Ndërkohë SHBA thanë se do të ofrojnë siguri “unike” për Korenë e Veriut në këmbim të denuklearizimit.

Deklaratën e bëri Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, i cili këmbënguli se SHBA-të nuk do të pranonin asgjë përveç denuklearizimit të plotë, të verifikueshëm dhe të pakthyeshëm të gadishullit Korean.

Ministri i Jashtëm i Singaporit, Vivian Balakrishnan, i cili takoi Trump dhe Kim veçmas të dielën në mbrëmje, i tha BBC se të dy udhëheqësit ndiheshin “tepër të sigurt”.

Trump ka thënë se ka një “ndjenjë të mirë” për samitin. Balakrishnan konfirmoi se Singapori ishte duke paguar për qëndrimin e delegacionit të Koresë së Veriut, duke e përshkruar atë si “mikpritjen që ne do të kishim ofruar”.

Mike Pompeo, diplomati më i lartë i Donald Trump, tha se presidenti ishte plotësisht i përgatitur për takimin e tij me Kim Jong-un.

Pompeo theksoi se sanksionet ekonomike do të mbeten në vend “derisa Koreja e Veriut plotësisht dhe verbërisht të eliminojë armët e saj të programeve të shkatërrimit në masë”.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *