Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden paralajmëroi se SHBA po mban në mbikëqyrje Iranin nga shumë afër dhe do të reagojë nëse Teherani nuk respekton marrëveshjen për çështjen bërthamore.
Marrëveshja historike e arritur në muajin korrik 2015 midis fuqive të mëdha, me pjesëmarrjen e SHBA-së dhe Iranit për programin e saj bërthamor, hyrë në fuqi në mesin e janarit, duke lejuar heqjen e pjesës më të madhe të sanksioneve ndërkombëtare kundër Teheranit.
“Nëse Irani shkel marrëveshjen, SHBA-ja do të kundërpërgjigjet ndaj këtij veprimi”, paralajmëroi Biden. Marrëveshja parashikon gjithashtu se sanksionet do të vihen sërish në zbatim në rast mospërputhje me dispozitat e përcaktuara./E.T
