Nuk dihet nëse peshkaqeni-tigër kishte prenotuar një takim për një kontroll të shpejtë, por sigurisht mund të qëndrojë i qetë: dhëmbët e tij janë perfekte. Në lumin Topsail Beach, në Karolinën e Veriut, një marinar amerikan u shndërrua papritur në një dentist dhe ka verifikuar gjendjen e mirë të dhëmbëve të kafshës.
Ushtari, David Schmidt, bashkëpunon për “Apex Predator Program”, një studim që analizon nga aspekti biologjik, popullimin e peshkaqenëve në oqeanin Atlantik.
Schmidt ka bërë të ditur se “pacienti” peshonte 600-700 kilogramë dhe ishte saktësisht 3 metra e gjysmë. Pasi bëri kontrollin e zakonshëm, kafsha është lëshuar menjëherë (me pak vështirësi).
Fotot dhe videot e takimit, mes grupit të shkencëtarëve dhe peshkaqenit-tigër, kanë marrë me mijëra “like” “share” dhe komente në “Facebook”.
https://www.youtube.com/watch?v=isS2HBUcH7w
