SHBA: Po e ndihmojmë Ukrainën në luftën e saj përballë forcave ruse

Amelda Amelda

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin ka bërë të ditur se SHBA po ndihmon forcat ukrainase për të kryer operacione në rajonin e Donbasit.Department of Defense’s Budget Requests for FY2023 Hearing in Washington.

Duke folur para Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit, Austin u pyet nëse SHBA po ofronte inteligjencë për të ndihmuar Ukrainën të kryente sulme kundër forcave ruse në rajonin e pushtuar Donbas ose Krimenë e pushtuar.

“Ne po u ofrojmë atyre ndihmë për të kryer operacione të tilla … në Donbas. Kjo është e vërteta” tha Austin në përgjigje të pyetjes nga senatori Tom Cotton. Austin nuk e përmendi Krimenë në përgjigjen e tij. Ndërsa vuri në dukje se SHBA po i jep një shtytje të madhe Ukrainës që të nisë sulmet kundër forcave ruse në këto zona. Kjo është hera e parë që një zyrtar amerikan ka pranuar publikisht rolin e SHBA-ve në operacionet e Ukrainës në rajonin e kontestuar të Donbasit, ndërsa luftimet janë zhvendosur nga kryeqyteti i Kievit drejt Ukrainës juglindore.

“Ne vazhdojmë të ofrojmë informacione të dobishme dhe inteligjencë për Forcat e Armatosura të Ukrainës në luftën e tyre”, tha një zyrtar i lartë i mbrojtjes për CNN pas komenteve të Austin. “Ndërsa kjo luftë po shkon drejt rajonit të Donbasit, ne do të sistemojmë përmbajtjen dhe rrjedhën tonë të informacionit sipas nevojës” u shpreh Austin

Në fillim të këtij muaji, Shtëpia e Bardhë pranoi se SHBA-ja i ka dërguar Ukrainës “sasi të konsiderueshme informacioni të detajuar” në lidhje me planet dhe lëvizjet e Rusisë.

a.m/dita

Share This Article
1 Comment
  • kjo dihet, qe nga dita 1 e luftes, USA po ofron informacione satelitore ushtrise ukrainase.
    Cudi nuk do te ishte qe edhe po i drejton ne lufte ne disa rajone

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *