“SHBA po punon për të kontrolluar mendjet njerëzore”

Ornela

Qeveria e SHBA mund të ketë punuar fshehurazi mbi ‘kontrollin nga larg të mendjes’ si dhe për ‘fshirjen e kujtesës , sugjerojnë disa dokumente të zbuluar aksidentalisht.

Një gazetar, shkruan DailyMail, pretendon se e ka marrë këtë informacion gabimisht si përgjigje të kërkese që ai kishte bërë rreth një çështjeje tjetër.

Në atë që duket si një komplot nga “X-Files”., tregohen hulumtime të çuditshme për krijimin e një arme psiko-elektronike.

DailyMail shkruan se ka kontaktuar me palët e përfshira në këtë çështje, por ende nuk ka marrë një përgjigje mbi vërtetësinë e këtyre eksperimenteve.

Dokumentet në fjalë i janë dërguar Curtis Waltman, një gazetar që punon për jofitimprurësen “MuckRock” në Boston, e cila është e përkushtuar për të ndihmuar njerëzit të bëjnë kërkesa, bazuar mbi Lirinë e Informacionit, nga autoritetet.

Ai po hetonte mbi aktivistë të ekstremit të majtë dhe grupet supremaciste të bardha që ajo iu ka dalë kundër, kur pretendon të ketë bërë edhe zbulimin aksidental.

Dokumentet ishin përfshirë në një material që ai kishte siguruar nga “Washington State Fusion Center”, një degë e Departamentit të Sigurisë Kombëtare që siguron shkëmbimin e informacionit dhe analizën, pretendon Waltman.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • Mind Control dhe MK-ultra jane programet qe SS gjermane pasi formuan CIA-n vazhdojne me perparimin e programeve.
    keto kane 70 vjet qe studijohen dhe 24 vjet qe aplikohen qe ne 1994.

  • Kurioziteti me shtyn.
    Kontrollin e bajne edhe per ato njerez qe nuk jane te folunit englisht.Du te them nese aparati i krijuem nuk don te dije fare se cfare gjuhet flet i perndjekuri.Kjo asht nji mrekulli njerezore qe ia kalon dhe vet ustait qe krijoj kete bote sa te cthurun aq dhe te veshtire per te mbijetu.
    Tashti pritet qe njerzimi te ecin ne rresht simbas shpikjes survejuse.Prodhim i demokracise pluraliste qe te len me fol gjitheshka e me perallise c’te vije neper mend. E mbrapa sa krahu ne bith.Teknikisht ma e shkelqyshme se diktatura e luftes se klasave.Nga ky biznes shpikjeje,te humbur dalin spijunet dhe servilat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *