Shqetësimet në Shtetet e Bashkuara po shtohen, sepse ashtu si në Libi, edhe në Siri, Katari po pajis me armë grupet e gabuara të militantëve. Zyrtarë dhe ish-zyrtarë të administratës Obama shprehen mbi shqetësimet e fundit të SHBA-së
Asnjë provë nuk ka dalë në dritë lidhur me armët e ofruara nga Katari gjatë kryengritjeve kundër kolonel Muamar Gadafit në sulmin në shtator të 2011-s, ku u vranë katër amerikanë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Bengazi të Libisë.
Në atë kohë administrata Obama ka qenë qartazi e shqetësuar në lidhje me pasojat që do të sillte ndihma e fshehtë që po i ofronte militantëve libianë, shqetësime që nuk janë raportuar ndonjëherë. Por armët dhe paratë e ardhura nga Katari i forcuan së tepërmi grupet militante në Libi, duke i shndërruar ata në një forcë destabilizuese për vendin, që nga koha e rënies së qeverisë Gadafi.
Përvoja në Libi ka nxjerrë një mësim të mirë për administratën Obama, e cila e konsideron si të nevojshme angazhimin në një pozicion të drejtpërdrejtë në armatosjen rebelëve në Siri. Administrata amerikane fillimisht nuk ngriti kundërshtime kur Katari filloi të armatoste grupet opozitare në Siri. Por së fundmi, shqetësimet e Shtetet e Bashkuara po shtohen, sepse ashtu si në Libi, edhe në Siri, Katari po pajis me armë grupet e gabuara të militantëve.
Pas disa javësh nga miratimi i planit të Katarit për të dërguar armë në Libi, në pranverën e vitit 2011, Shtëpia e Bardhë filloi të merrte raportime se armët u ishin dërguar grupeve ekstremiste të militantëve islamikë. “Këta ishin më tepër antidemokratikë, e gjithashtu më afër versionit ekstrem të Islamit sesa aleanca kryesore e rebelëve në Libi”, tha një ish-zyrtar i Departamentit të Mbrojtjes.
Ndihma e Katarit për luftëtarët sirianë është parë si armiqësore nga Shtetet e Bashkuara e kjo tregon se administrata e Obamës po vazhdon betejën për të arritur një marrëveshje me kryengritësit që të shmangen pengesat ushtarake amerikane. SHBA-ja për të mbajtur gjurmët e saj jashtë operacioneve, por gjithashtu do të thotë se ata mund të luajnë në atë mënyrë që të futen në konflikt me interesat amerikane.
“Për të vepruar në mënyrë efektive në territorin sirian, administrata e SHBA-së duhet të ketë në dispozicion në terren shërbimet e inteligjencës dhe përvojën. Nëse nuk i keni këto gjëra, me të vërtetë që do të vepronit verbërisht. Nëse futni në lojë një ndërmjetës, keni për të humbur kontrollin “, tha Vali Naser, një ish-këshilltar i Departamentit të Shtetit dhe dekan në “Johns Hopkins University”.
Ai tha se Katari nuk do të kishte kaluar nëpër dërgesat e armëve, nëse Shtetet e Bashkuara do t’u ishin vënë përballë për t’i penguar, por administrata aktuale, ashtu si dhe e mëparshmja ka pak mundësi ndikimi mbi zyrtarët e Katarit. Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit nuk pranoi të komentojë në lidhje me këtë.
Por pasi Shtëpia e Bardhë vendosi të inkurajojë Katarin (dhe në një shkallë më të vogël Emiratet e Bashkuara Arabe) për të transportuar armë për libianët, Presidenti Obama u ankua në prill të 2011-s te administrata e Katarit se ky vend nuk po koordinohej me veprimet e SHBA-së në Libi. “Presidenti i bëri të qartë emirit të Katarit se ishte ishte e domosdoshme transparenca në lidhje me atë që Katari po bënte në Libi”, tha një ish-zyrtar i lartë i administratës.
Në të njëjtën kohë, Mahmud Xhibrili, në atë kohë kryeministri i qeverisë së përkohshme në Libi, shprehu zhgënjimin ndaj zyrtarëve të administratës së Shteteve të Bashkuara që kishte lejuar Katarin të armatoste grupe ekstremiste kundërshtare të udhëheqjes së re.
Sipas disa zyrtarëve anonimë, administrata e SHBA-së nuk ka përcaktuar kurrë se si hynë brenda Libisë të gjitha armët e paguara nga Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Katari besohet të ketë dërguar nga ajri dhe deti armë të lehta, ku janë përfshirë automatikë, pushkë dhe municione, për të cilat më pas ka kërkuar rimbursim nga qeveria e re e Libisë. “Disa nga armët janë zhvendosur nga Libia te militantët që kanë me lidhje me Al Kaedën në Mali, ku fraksione radikale të xhihadit kanë imponuar ligjin e Sheriatit në pjesën veriore të vendit Ndërsa armatimet e tjera kanë shkuar në Siri, përmes tregtarëve të armëve”, thotë një ish-zyrtar i Departamentit të Mbrojtjes.