Ushtria amerikane ka deklaruar se ka kryer një sulm me raketa ndaj liderëve të Al-Kaidës në një ndërtesë në veri të Idlibit, qyteti që ndodhet në veriperëndim të Sirisë. Sipas këtij njoftimi, rreth 40 ekstremistë janë vrarë gjatë këtij sulmi.
Komanda Qendrore e SHBA-së theksoi: “Ky operacion ka shënjestuar liderët e Al-Kaedës në Siri, përgjegjës për sulmet dhe kërcënimet ndaj qytetarëve amerikanë, partnerëve tanë dhe civilëve të pafajshëm”.
Në deklaratë, gjithashtu, u theksua se: “me sulmin ndaj kësaj ndërtese, do të ulet edhe më tej aftësia e tyre (Al-Kaidës) për të kryer sulme të ardhshme dhe për të destabilizuar rajonin”.
Në deklaratë thuhet se veriperëndimi i Sirisë “vazhdon të jetë një strehë e sigurt” për liderët e Al-Kaedës, ku ata planifikojnë dhe koordinojnë “aktivitete terroriste” në mbarë rajonin dhe në Perëndim.
Në deklaratë shtohet: “Me aleatët dhe partnerët tanë, ne do të vazhdojmë të targetojmë ekstremistët e dhunshëm, me qëllim që të parandalojmë që ata ta përdorin Sirinë si strehë të sigurt”.
e.ll./dita
