Rritet tensioni mes protestuesve dhe policisë në SHBA.
Një 18 vjeçar u qëllua për vdekje nga një efektiv i policisë mbrëmjen e së martës në Misuri, pranë një pike karburanti.
Viktima u identifikua nga nëna e tij si Antonio Martin, 18 vjeç.
Pritet që lidhur me ngjarjen të shihen edhe kamerat e sigurisë, për të treguar sesi ndodhi krimi. Në vendngjarje ishin edhe disa oficerë të policisë, të cilët nuk kanë komentuar.
Rreth 60 njerëz u mblodhën në skenën e krimit, përfshirë organzatorët e protestave pas vrasjes së 18-vjeçarit me ngjyrë, Michael Brown në Fergurson nga një oficer policie.
E ëma e viktimës, Toni Martin tha se djali i saj ishte me të dashurën e tij në kohën kur është qëlluar. Trupi i pajetë i të riut mbeti në skenën e krimit përreth dy orë.
https://www.youtube.com/watch?v=Svl8BEUC6P8

I lumte dora atij Oficeri policie qe godet krimin
O debila te Shekullit…. Polici vajti tek karburanti sipas nje ankese ne polici sepse dikush (Martin ) po vidhte. Kur polici doli nga makina, Martin, pas disa sekondash, ngriti doren ne te cilen ai po mbante nje pistolete, ne drejtim te policit. Polici, shkrehu armen e tij tre here, dhe nje plumb i vetem vrau Martin. Ky incident, edhe sipas majorit te qytetit Berkley, nuk ka te beje fare me faktin qe oficeri eshte i bardhe dhe krimineli eshte i zi. Majori eshte i zi dhe 17 nga 30 policet e rajonit jane te zinje.