Popullariteti i presidentit amerikan Donald Trump kë rënë në minimumin historik prej më shumë se 60 vjetësh, që nga kohët e presidencës së Harry Truman.
Sipas një sondazhi të fundit të Abc/Washington Post, vetëm 39% ka aprovuar punën e miliarderit njujorkez.
59% e “të pakënaqurve” nuk beson se Trump mund t’i sjellë një ndryshim të vërtetë vendit. Vetëm 26% është e bindur që mund të bashkojë Amerikën, kundër 66% që e shikon si një lider që ndan opinionin publik.
Kritikat ndaj tij vijnë në rritje edhe pas deklaratës së fundit të Trump, i cili i kërkoi Nfl, ligës profesioniste të futbollit amerikan, që të pushojë nga puna lojtarët që nuk këndojnë himnin. Sulmi i Presidentit amerikan nuk kurseu as kampionët “rebelë” të sportit amerikan.
Ai kthehet kundër atyre që kundërshtojnë praninë e Trump, në Shtëpinë e Bardhë apo protestojnë hapur kundër dhunës së policisë ndaj afro-amerikanëve.
