SHBA, protestuesit: Marshoni për jetët tona

Dita

Protestat me moton “Marshoni për jetët tona” vijnë pasi 17 persona u vranë në një gjimnaz të Floridës muajin e kaluar.

Gjysmë milion njerëz pritet të protestojnë në marshimin më të madh, atë të Uashingtonit.

Marshime solidarizuese u mbajtën edhe në Londër, Edinburg, Gjenevë, Sidnej dhe Tokio.

Protestuesit kërkojnë të bindin politikanët amerikanë për ndalimin e shitjes së armëve të rënda. Kjo është një çështje që duket se has përplasje në qëndrime, pasi e drejta për të mbajtur armë ruhet nga amendamenti i dytë i Kushtetutës Amerikane dhe lobi i armëve ka ende shumë ndikim në të tilla vendimmarrje.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *