Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Reforma, SHBA dhe BE: Qeveria ta çojë draftin në Parlament. A do ketë rrjedhje votash?
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Kryesore > Reforma, SHBA dhe BE: Qeveria ta çojë draftin në Parlament. A do ketë rrjedhje votash?
KryesorePolitike

Reforma, SHBA dhe BE: Qeveria ta çojë draftin në Parlament. A do ketë rrjedhje votash?

Alqi Kociko
Published June 8, 2016
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian reaguan pasditen e sotme lidhur me bllokimin e ri të reformës në drejtësi.

Në reagimin e saj, Ambasada e SHBA në Tiranë thotë:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara shpreh zhgënjimin e saj që takimi i 6 qershorit mes Kryeministrit Rama dhe Liderit të Opozitës Basha nuk arriti një vendim përfundimtar mbi reformën në drejtësi. Qeveria shfaqi fleksibilitet, por, në fund, opozita nuk bëri të njëjtën gjë.  

Prandaj, Qeveria e Shteteve të Bashkuara mbështet përpjekjet e Qeverisë shqiptare për ta çuar draftin drejt miratimit. Do të jetë përgjegjësia e anëtarëve individualë të parlamentit të vendosin nëse duan të mbajnë sistemin e sotëm të drejtësisë të korruptuar dhe të politizuar apo nëse do ta mbështesin këtë reformë.

Për më shumë se 18 muaj, ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë, politikanë, shoqëria civile, dhe publiku, janë angazhuar në një debat të rëndësishëm mbi reformën e drejtësisë në Shqipëri. Ky proces shterues e ka përmirësuar draft-paketën e reformës dhe e afroi qeverinë dhe opozitën drejt një marrëveshjeje. Kjo reformë, të cilën e mbështesin shumica dërrmuese e shqiptarëve, mbetet një prioritet kyç për Shtetet e Bashkuara.

Shtetet e Bashkuara do të punojnë për t’u siguruar që drafti përfundimtar i paraqitur në Komisionin e Posaçëm për Reformën në Drejtësi dhe në Parlament, të jetë një draft i drejtë, që përfaqëson idetë më të mira të ekspertëve vendas, ekspertëve ndërkombëtarë, dhe Komisionit të Venecias”.

Edhe në njoftimin për media të Bashkimit Europian, thuhet se anëtarët e Kuvendit mbajnë përgjegjësi të veçantë.

“Ne e mbështesim fort vazhdimin e procesit demokratik për të siguruar miratimin e propozimit aktual legjislativ, i cili përputhet plotësisht me standardet evropiane dhe angazhimet e Shqipërisë ndaj BE-së.

Të gjithë anëtarët e Kuvendit mbajnë përgjegjësi të veçantë para shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë që kërkojnë një gjyqësor të pavarur, profesional, të paanshëm dhe efektiv.

Ne e nxisim Shqipërinë të ndërmarrë hapat e nevojshme për miratimin e paketës ligjore për reformën në drejtësi”.

Mbetet për t’u parë nëse votat do mjaftojnë.

PD ka paralajmëruar se do djegë mandatet nëse dikush nga opozita voton pro draftit.

Alqi Kociko June 8, 2016
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
13 Comments
  • Askushi says:
    June 8, 2016 at 5:27 pm

    Sec kam nje parandjenje qe reforma ne drejtesi do marri votat e nevojshme.

    Reply
    • Genti says:
      June 8, 2016 at 6:38 pm

      Mese e sigurte reforma do mare ca vota nga diversantet e SHQUP-it,OKSIGJEN ne ardhje per popullin qe eshte vrare+vjedhur 26-vjet nga kolera e UDB qe fshihen pas sigles PD..

      Reply
  • Guri says:
    June 8, 2016 at 5:28 pm

    Ja. E deshem te thuhej troç. Urdheroni. Me troç se kaq nuk mund te flasin diplomatet. Ata deputete qe nuk e votojne, nuk do mend per ta kuptuar, kane frike nga nje drejtesi e pavarur.

    Reply
  • PO.PO says:
    June 8, 2016 at 5:38 pm

    Me qarte dhe shkoqitue se kaq , nuk ka ku vete me . Opozita , e terhequr zvarre nga bisha e Vicidolit , qe
    perpiqet te ruaje b… e tij , eshte diskredituar keq . Ndaj,
    o burra shpejt , kush mund te dale , sa pa u mbytur
    anija e tyre . Pa dyshim , qe ne mesin e deputeteve te opozites , ka edhe njerez me mend , qe do te dine
    te zgjedhin , midis Europes dhe Vicidolit .

    Reply
  • shqipe says:
    June 8, 2016 at 5:38 pm

    Bravo, me ne fund folet qarte

    Reply
  • ALBAN DEGA says:
    June 8, 2016 at 6:12 pm

    THANK YOU BROTHERS!

    God bless USA & EU
    Pavaresia, Clirimi dyte i Shqiperise nga prangat e skllaverise se korrupsionit dhe impunitetit!
    E meritojme! Jemi populli me properendimor, me proamerikan ne Bote!
    ThankYou brothers!

    Reply
  • Arben says:
    June 8, 2016 at 6:20 pm

    SHUME E ZGJATET EDHE KAQ.

    SHQIPETARET DUAN DREJTESI.

    Reply
  • Muzhaka says:
    June 8, 2016 at 6:26 pm

    Ju flm,Z.Lu.qe me ne fund folet troc, e ndat shapin nga sheqeri.ju flm edhe nje here.Mire eshte qe gjithe trupi diplomatik te flas keshtu gjithmone me politiken Shqiptare.

    Reply
  • redaktor says:
    June 8, 2016 at 7:01 pm

    Eshte thjesht lufte per pushtet

    Reply
  • Kuq e zi says:
    June 8, 2016 at 8:09 pm

    Vetem kete lloj fjalori kupton politika shqiptare
    Jam i bindur qe usa u ka nisur nga nje kopje dosje kuvendareve tane per ckane bere keto 25 vjet
    Ky eshte kuptimi i mesazhit qe cdo deputet do baj barren e vet

    Reply
  • Loni says:
    June 8, 2016 at 10:32 pm

    Kush deputet nga cdo krah nuk voton Reformen ne drejtesi, qe na e garantojne miqte tone te vertete te shtepise (SHBA), ky shtet qe ka luftuar qe Shqiperia dhe Kosova te jene Shtete,jane KRIMINELE, jo hajdute, hajdutin bjere ktu

    Reply
  • nuk mjafton says:
    June 8, 2016 at 10:51 pm

    Nuk mjafton kjo deklarat, pas shume puthaduarsh, ledhatimeSH, perkedheljesh, tolerimeve …qe jo vetem Ambasadori aktual, por edhe ata qe kane qene me pare, i kane bere klanit kriminal e mafios te kumbaros berisha.
    Nese politika e USA do te ishte ne favor te Shqiptareve, minimalisht duhet te mos e lejonIn mafiozin shkelzen te shkelte ne Shtetet e Bshkuara, gjithashtu edhe mafiozin dhe kriminelin fatmir mediu.
    Nese do e kishin seriozisht aprovimin e reformes ne drjetesi, nuk duhet te trajtonin dhe jo me t”i shkonin ne zyre kryekriminelit berisha:
    Personalisht jam shume mos besues… nga menyra se si Ambasadori Lu , ka trajtuar ceshtjen e reformes.
    Politika e Shteteve te Bahskuara ka qene gjithmone qe me terrorristet , kriminelet mafiozet nuk duhet bere kurre asnje pakt dhe asnje leshim, Kryekriminel berisha jo vetem qe eshte trahdetar i kombit te tij, por njekohesisht eshte edhe terrorist per Kombin dhe te hujat, faktet per krimet e tij, jane EVIDENTE.
    Pergezoj berishen qe ka gjetur nje popull ku i ka lejuar te livadhisi per me shume se dy dekada, pergezoj berishen qe eshte talluar dhe vahdon e tallet me deputetet a atij klani , qe i ka trellur dhe terrorizuar ashtu sic ka bere me mbare shqiptaret.Pergezoj berishen qe ka gjetur nje qeverri mediokre, fiikacake, megalomane dhe te paafte…qe tregon forcen e saj me fukarenjte dhe qe i detyron te vrasin veten per nje fature elektrike… pergezoj berishen qe i poshteron me shpifje…i perdhunon ne te gjitha drejtimet e mundshme dhe plehrat e qeverise… ne vend qe ta shperblejne me monedhen qe meriton nje kriminel, bejne retorika boshe duke i lodhur te gjithe.
    Te lumte sali berisha pergezime… je me i zoti se sa shefat e tu ne beograd, sepse ata terrorizuan ballkanin me lufte per pak vite, ndersa ti je i patunshem qe nga viti i larget 1967, nga ai vit qe ti u bere anetare i PARTISE SE PUNES SE SHQIPERISE:
    Zoti Ambasador, jua kerkoj si nder , favor… mos u tallni me Shqiptaret , sepse eshte e vertete qe kemi shekuj qe jemi te traumatizuar nga pushtues te huaj e nga kriminela komunist, tradhetar e mafios te rraces me te ndyre sic eshte berisha e klani i tij.
    Mos u tallni sepse eshte e vertete qe jemi fukarenj, por jo budallenj, kemi duruar sepse kemi mbajtu gjithmone shprese ne ndihmen morale te atyre vendeve qe me te vertete i kemi konsideruar Miq te vertete.
    Nuk mjafton nje deklarate siperfaqsore… nuk mjafton t’i flitet me nenkuptime, sepse egersirat nuk kane ndergjegje, kuptojne vetem gjuhen e tinzarise se tyre. NUK MJAFTON….

    Reply
  • ALBAN DEGA says:
    June 8, 2016 at 11:25 pm

    THANK YOU US- EU BROTHERS !

    – Pavaresia dhe crlimiri i dyte i Shqiperise

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Bashkimi Evropian u dhane fund spekullimeve, mashtrimeve, trillimeve dhe intrigave te Sali Rrrenes dhe Lulezim Genjeshtarit.
    Ne nje ze , ne nje kohe dhe me te njejtin qendrim ato shpallen hapur e vellazerisht qendrimin e tyre te vendosur kunder SHQUP-it per Reformen ne Drejtesi, si nje emegjence kombetare dhe ceshtje jetike per shqiptaret si popull e Shqiperine si shtet.
    Te votohet Reforma nje minute e me pare dhe cdo deputet te votoje sipas ndergjegjes e vetedijes se tij te lire demokratike dhe qytetare e jo sipas urdherave e nen kercenimet e Sali Impunitetit e Lulezim Antishtetit.
    Cka i dini deputetet! “Ushtare te Partise dhe Shokut Enver” apo marioneta ne duart tuaja te lara me gjak e me hajni! Marrja qofte me impunitetin dhe korrupsionin tuaj pa fund e pa ane!
    Mallkuar qofshi o kusare e vrastare te mallkuar! Eshte “urata” nga mijera nena e motra veja, femije jetime e pleq pa femije te 97-es e Gerdecit, te Orantos e 21 janarit… !
    Thank You US and EU Brothers!
    God bless USA and EU !
    Kjo Reforme jetike e urgjente per shqiptaret e Shqiperine krahasohet me Paavaresine Clirimin e dyte te Shqiperise
    Eshte Reforma qe do te cliroje shqiptaret e Shqiperine nga skallaveria e korrupsionit dhe skllaveria e impunitetit.
    E meritojme !
    Jemi populli me properendimore e me proamerikane ne Bote!
    Jemi populli e kombi i Gjergj Kastriotit Skenderbeut dhe Nenes se Perboteshme Tereza!
    Asnje popull ne Lindjen ish- komuniste nuk shkallmoi ish- diktaturen me barbare me kushtrimin :
    – E duam Shqiperine si e gjithe Evropa!
    – E duam Shqiperine si Amerika Demokratike!…
    “USA…. EU…
    We love You
    We love You! ”
    Ishte edhe thirrja e grevisteve te urise ketu ne Nju Jork kunder “Bandes se Gangstereve ” dhe kunder “kesaj Mafie qe ka dale krejt jashte kontrollit ” qe na i mori peng jo vetem aspiratat tona por edhe Shqiperine me flamurin e tyre te rreckosur dhe me slloganin ” Ne Saliu, me Saliun, per Saliun ” te impunitetit e antishtetit.
    Drejtesia vonon por asnjeher nuk harron !
    USA…. EU…
    We love You!
    We love You !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?