SHBA, qyteti i parë me shumicë myslimane

Saimir Lleshi

Hamtramck është qyteti i parë i vogël i SHBA, në këshillin bashkiak të të cilit ka më shumë myslimanë se të krishterë. Kjo tërheq vëmendjen në të gjithë vendin, shpesh dëgjon nëntone raciste. Të gjitha gratë që vijnë nëpër borë në “Family Donat Shop” e kanë fytyrën të mbuluar.

Direkt nga Kanadaja fryn një erë e akullt mbi Liqenet e Mëdha. Minus 20 grad Celsius janë normalë në këtë stinë. Monique Bronz, pronare e një stacioni për larje automjetesh në Hamtramck e ka lënë të takohet këtu me një shoqe. Në “Family Donut Shop” gjen gurabije tipike amerikane me brumë me maja, në të gjitha ngjyrat. Por krahas Donuts gjen edhe byrek, me djathë ose me mish. Ka çaj dhe kafe. Alkool këtu nuk shitet. Dyqani është pronë e dy vëllezërve myslimanë.

Bashkë me Monique Bronz në dyqan vjen edhe një grua me një shami të kuqe në kokë. Ajo zhduket pas banakut. Shaminë ajo nuk e mban prej të ftohtit, por për hir të besimit. Ajo pranon të flasë me ne, vetëm nëse më vonë nuk i përmendet emri. “Kam thjesht frikë nga ndonjë valë sharjesh në internet. Dikur mbase vijnë edhe njerëz nga jashtë, për të na sulmuar ne myslimanëve.” Frikë nga njerëzit këtu në qytet ajo nuk ka. “Të gjithë ne këtu jetojmë mirë me njëri-tjetrin.” .” Hamtramck është një vend i vogël me denduri të lartë popullate në Juglindje të Michiganit. Rreth 22.000 vetë jetojnë në 1,6 kilometra katrorë në kufi me Detroit-in. Është qyteti i parë në SHBA, në të cilin myslimanët kanë shumicën në parlament.

Ndryshimi i përbërjes së popullatës

Në vitin 1970, ende 90 përqind e popullatës së Hamtramckut ishin migrantë polakë. Kurse tani, 42 përqind e popullatës së Hamtramckut janë myslimanë. Shumica e tyre vijnë nga shtetet arabe, shumë nga Bangladeshi, disa nga Jemeni, edhe nga Bosnja. Kuota e papunësisë është një ndër më të lartat në SHBA. Banesat në përputhje me këtë janë me çmime të ulëta.

“Banesat e lira janë një parakusht i rëndësishëm për njerëz që duan të nisin një jetë të re me familjet e tyre”, thotë Mohammed Hassan. Ai ka lindur në Bangladesh dhe ka ardhur në 1994 në SHBA, në vitin 2000 në Hamtramck. Prej gjashtë vitesh ai është anëtar i parlamentit të qytetit. Në vitin 2017, në zgjedhjet e ardhshme, ai synon të bëhet kryetari i parë mysliman i bashkisë i një qyteti amerikan.”Kam shanse shumë të mira”, për këtë këshilltari mysliman i bashkisë është i sigurt. Matematikani 38 vjeçar thotë më tej “Ne i lindim fëmijët, prandaj do të kemi së shpejti edhe shumicën”.

 

Share This Article
1 Comment
  • Une e njoh shume mire kete qytet. Ish strehe e polakeve dhe shqiptareve ne kohera te shkuara; nje geto e vertete ne ditet e sotme. Eshte ne zonen qe mbulon biznesi im. Qytet i falimentuar totalisht. Nje shqiptar (Nevruz Nazarko) ishte per nje fare kohe drejtor i depatamentit te finances ne bashkine e ketij qyteti. Mendoj se puna e tij u pelqye.Tani me duket se eshte ne te njeten detyre por ne Pontiac. Nje tjeter qytet ne kete zone. Por me i madh se sa Hamtramck.
    Ne Amerike nuk ka rregjistrime fetare. Nuk e di nga i nxirni keto te dhena. Dhe per me keq kujt i duhet ky lajm idiot.
    Si qytet me shume muslimane ne kete zone mbahet Dearborn. Por perseri nuk ka rregjistrim fetar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *