Sekretari amerikan i Transportit deklaroi se, SHBA-të kanë nevojë urgjente për një regjistër kombëtar “drone”-ësh, apo siç njihen gjerësisht mjeteve fluturuese të telekomanduara.
Anthony Foxx tha se, tashmë është krijuar një “task forcë” për të shqyrtuar këtë nevojë për krijimin e një regjistri kombëtar, ku të jenë shënuar “drone”-ët dhe pronarët e tyre. Kjo lëvizje vjen pas disa raporteve nga zona të ndryshme të SHBA-ve se, “drone”-ët kanë penguar apo rrezikuar operacionet e zjarrfikësve apo shërbime të tjera publike.
Pritet të sqarohet se, “drone”-ët që blihen si lodra nuk do të regjistrohen. Sekretari Anthony Foxx tha gjithashtu se, krijimi i një regjistri të tillë do të ndihmojë në ndërtimin e një kulture përgjegjshmërie dhe do të mbrojë sigurinë publike në ajër dhe tokë.
