SHBA-Rusi nisin bashkëpunimin për koronavirusin

Leda Hysa

Shkencëtarët amerikanë dhe ata rusë do të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për kërkimin e kurave për koronavirusin.

Presidenti i Akademisë së Shkencave të Rusisë, Alexander Sergeev dhe Kreu i Akademisë së Shkencave të SHBA-së, Marcia McNatt, kanë nënshkruar një protokoll mbi bashkëpunimin në fusha të ndryshme që kanë lidhje me Covid-19.

Ky protokolla bashkëpunimi, që është përpiluar për 4 muaj, parashikon bashkëpunimin në studime virologjike dhe epidemiologjike, studime mbi metodat e diagnostikimit dhe kurimit të virusit, simulime mbi përhapjen e tij, studime mbi ndikimin e koronavirusit në aspektin ekonomik dhe shoqëror, si dhe rritjen e biosigurisë.

 

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *