SHBA, sërë protestash kundër “zero tolerancës” së Trumpit

Dita

Një sërë protestash po zhvillohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër politikës “zero tolerancë” të administratës Trump ndaj emigracionit të paligjshëm.

Një koalicion organizatash me prirje të majtë, duke përfshirë grupime që kanë orkestruar marshimet për të drejtat e grave gjatë dy viteve të fundit, janë përpjekur për të koordinuar mbi 600 demonstrata me shpresën se do të tërhiqnin në këtë valë masive tubimesh me qindra mijëra persona.

VOA shkruan se ata kanë gjetur një mbështetje të fortë kryesisht tek nënat që e kanë kundërshtuar ndarjen e fëmijëve nga prindërit në kufirin me Meksikën.

Marshimet e pagëzuara me emrin “Familjet duhet të jenë të bashkuara” kanë marrë fonde nga një sërë organizmash me emër si Bashkimi Amerikan për të Drejtat Civile dhe lëvizja MoveOn.org.

Ndërkohë, edhe aktorë të skenës kanë vendosur të kontribuojnë duke marrë pjesë në një koncert bamirësie, për të mbledhur fonde për familjet e ndara në kufi.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *