SHBA, shembet ura, raportohet për viktima

Leda Hysa

Një urë në ndërtim e sipër në një kampus të një kolegji në Florida është rrëzuar ditën e sotme duke zënë disa njerëz e makina nën të.

Ura e këmbësorëve që do të lidhte kampusin e universitetit të Florida-s me një periferi në Majemi, u rrëzua gjatë orës 2 të drekës, me kohën lokale.

Një numër ende i paidentifikuar njerëzish janë bllokuar nën urë, sipas raporteve të medieve vendase. Një gazetar amerikan shkruan në rrjete sociale se rënia e urës ka shkaktuar viktima.

Nuk dihen ende arsyet pse u rrëzua ura. Madje për ndërtimin e saj ishte përdorur një metodë e avancuar. Ishte projekti për një rrugë të sigurt për studentët që udhëtonin nga kampusi në qytetin e vogël Sweetwater.

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • C’fare ben qeveria , si i lejon parat e droges te shkaterohen ne kete menyre, Te jap doreheqien Edvin Kristaq Rama. S.B

  • Kurr nuk do e kisha besue po te mos argumentohej nepermjet fotos shembja e ures.
    Kam vrejte me nji shikim teper kurajoz ne ndertimet qe bahen ne Amerike.Te cilat me kane krijue nji optimizem te jashtezakonshem per nga konstrukti i ndertimit.Ndertimet i kane aq te fuqishme dhe rrezistente ne mbajtjen e peshes sikur keto ngarkesa mund te konsiderohen si peshe puple.
    Asht vertet teper e cuditeshme shembja e kesaj ure.Ndoshta dhe e para ne ndodhit e shembjeve.Dhe megjithekete shembje perseri mbaj ne konsiderat sukseset e ngrehinave nga nji tekonologji ma e avancume se bota tjeter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *