Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: SHBA: Shqipëria në një udhëkryq kritik, kujdes me zgjedhjet
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajmi i fundit > SHBA: Shqipëria në një udhëkryq kritik, kujdes me zgjedhjet
Lajmi i fundit

SHBA: Shqipëria në një udhëkryq kritik, kujdes me zgjedhjet

redaktor
Published November 14, 2012
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mënyrë të përsëritur po theksojnë se Shqipëria ndodhet në një moment kritik. Pas deklaratës së Hillari Klinton dy ditë më parë ishte ndihmësi i saj, Filip Gordon, i cili theksoi gjithashtu se vendi është në moment kritik dhe duhet të bëj zgjedhje të lira e të ndershme. Për të përforcuar këtë qëndrim ditën e djeshme ishte ambasadori Arvizu i cili po ashtu vuri theksin te momenti kritik i Shqipërisë. Sipas diplomatit amerikanë në Tiranë, Shqipëria ka më shumë probleme sesa vetëm ligjet me 3/5. Një ditë përpara seancës së fundit parlamentare për miratimin e tre drafteve të vëna kusht nga Bashkimi Europian për statusin, Alexander Arvizu i përgjigjet interesimit të medias për ngërçin mes palëve. Duke cituar Sekretaren amerikane të Shtetit Hillari Klinton në Tiranë dhe zëvendësndihmësin Filip Gordon, Arvizu e konsideroi Shqipërinë në udhëkryq kritik, që testin e ka tek zgjedhjet e 2013. “SHBA besojnë se Shqipëria është në një udhëkryq kritik. Sekretarja Klinton e ka bërë të qartë që zgjedhjet e 2013 do të jenë një test kritik për Shqipërinë. Ajo dhe të gjithë zyrtarë amerikanë nxisin reformat. Axhenda e këtyre reformave përfshin shumë pika, por dy janë më të rëndësishme. E para janë 3 projektligjet që ju përmendët, por elementi i dytë që është edhe më i rëndësishëm është në fakt rezultati në luftën kundër korrupsionit dhe një qeverisje më e mirë. Këto të dyja shkojnë krahë për krahë dhe nuk mund të ndahen”, tha Arvizu. Diplomati amerikan tha se është kontakt të vazhdueshëm më faktorin politik në Tiranë për të nxituar dialogun. Ai nënvizoi një nga mangësitë e mëdha në Shqipëri është komunikimi i dobët mes liderëve politikë. Duke shmangur komentin mbi ftesën e kreut të opozitës për një tryezë partish, Arvizu vuri theksin tek rritja e komunikimit mes tyre.

redaktor November 14, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?