SHBA, stuhia e rëndë dimërore merr 11 jetë njerëzish

Leda Hysa

Të paktën 11 persona humbën jetën për shkak të temperaturave ekstremisht të ulta që kanë mbërthyer SHBA-në.

Parashikuesit thonë se një rënie e rëndë e presionit do të çojë në një stuhi dimërore eksplozive përgjatë SHBA-së lindore dhe tashmë po sjellë bore edhe në Florida.

Stuhia e re e parashikuar ka bërë që meteorologët të vendosin një term të ri – “cikloni bombë”.

Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) ka paralajmëruar se “masa ajrore e Arktikut do të mbajë të mbërthyer dy të tretat e vendit deri në fund të javës”.

“Temperaturat shumë të ftohta dhe erëra  të forta priten në ditët në vazhdim,” shtoi Shërbimi Kombëtar i Motit( NWS).

Stuhia që ka mbuluar SHBA-në gjatë këtyre ditëve është me fuqishmja në dekadat e fundit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *