SHBA, talebanët dhe Rusia, analiza e Bugajskit në DITA: Ajo që sot shihet si një disfatë e Perëndimit, pasojat më destabilizuese mund t’i shfaqë shpejt në Moskë

redaktor

 

Janusz Bugajski – SHBA

Botuar në DITA

 

Zyrtarët rusë kanë mirëpritur publikisht marrjen e Afganistanit nga talebanët si një humbje e madhe për Shtetet e Bashkuara. Por pas kuintave, Kremlini do të luftojë që të parandalojë përhapjen e talebanizmit në Azinë Qendrore dhe brenda Rusisë. Një mënyrë parësore për Moskën për të shmangur kërcënimin që po i kanoset është të devijojë regjimin e ri në Kabul kundër interesave perëndimore në Lindjen e Mesme e më gjerë.

Mediet shtetërore dhe zyrtarët rusë janë kënaqur me tërheqjen e papritur dhe të përgjakshme të ShBA-së nga Afganistani. Rënia e shpejtë e qeverisë afgane pretendohet të ketë treguar se SHBA është një fuqi globale në rënie, së cilës nuk mund t’i besohet që të mbrojë aleatët dhe partnerët e saj dhe se NATO është një forcë e konsumuar.

Si Rusia ashtu edhe Kina gjithashtu mund të vënë në provë angazhimet e tjera të SHBA-së në Evropë dhe Azi, në një kohë pasigurie globale akute dhe presioni ndaj shteteve të synuara si Ukraina, Gjeorgjia dhe Tajvani, do të shtohet.

Fushata intensive propagandistike e Moskës gjithashtu do të shoqërohet me lëvizje që të drejtojë talebanët në ofensiva të reja anti-perëndimore. Qëllimi është të destabilizojë shtetet e tjera me shumicë myslimane, të përhapë ideologji fetare autoritare, të zvogëlojë praninë amerikane dhe të shkatërrojë axhendën për promovimin e demokracisë dhe emancipimin e grave të Presidentit Joe Biden.

Kërcënimi më imediat ndaj Perëndimit dhe Islamit të moderuar është ringjallja e terrorizmit global. Afganistani përsëri mund të përdoret në mënyrë efektive si bazë për të rekrutuar, trajnuar dhe përqendruar xhihadistë nga shtete të ndryshme kundër objekteve perëndimore, aleatëve dhe civilëve në mbarë botën myslimane.

Sulmet e reja në tokën amerikane dhe në Evropë nuk mund të përjashtohen dhe brezi i ri i talebanëve mund të jetë më i sofistikuar në fushatat e dezinformimit dhe më i arritur në luftën kibernetike dhe në vendosjen e armëve biologjike dhe pajisjeve të tjera (të sulmeve) me viktima masive.

Moska ka ndërtuar lidhje të ngrohta me udhëheqësit talebanë dhe ka marrë premtime se ata nuk do drejtojnë revolucionin e tyre islamik kundër shteteve laike të Azisë Qendrore. Por besimi i Kremlinit te talebanët mund të jetë i pavend.

Faqja e parë, DITA

Qëllimet kryesore të Moskës në Azinë Qendrore janë të mbajnë rajonin në sferën e saj të ndikimit, të mbajnë Perëndimin në distancë dhe të parandalojnë depërtimin e grupeve radikale islamike në Rusi. Padyshim që Rusia do ta zgjerojë praninë e vet ushtarake në rajon, duke përfshirë roje kufitare dhe forca speciale, por kjo mund të nënkuptojë tërheqje të trupave prej rajoneve të tjera ku Rusia tashmë është e përfshirë në luftëra ose pushtim, si në Ukrainë dhe Gjeorgji.

Pavarësisht pranisë së përforcuar ushtarake të shteteve të Azisë Qendrore përgjatë kufijve veriorë të Afganistanit, regjimi në Kabul mund të lehtësojë infiltrimin e grupeve të ndryshme ultra-islamike tek fqinjët Uzbekistan, Taxhikistan dhe Turkmenistan dhe të promovojë radikalizimin midis vendasve të pakënaqur.

Një numër i konsiderueshëm xhihadistësh gjithashtu do të kthehen nga frontet e luftës në Afganistan dhe tregtia e fuqishme e heroinës do të ndihmojë në financimin e kryengritjeve dhe terrorizmit.

Brenda në Rusi po shtohet frika për një ringritje të militantizmit xhihadist dhe terrorizmit anti-shtetëror, pasi zemërimi ndaj politikave të Moskës është përshkallëzuar gjatë pandemisë dhe në mesin e rënies ekonomike. Pushtimi i Afganistanit nga talebanët do të frymëzojë grupet rebele islamike në Kaukazin e Veriut, Vollgën e Mesme dhe rajone të tjera me shumicë myslimane, dhe luftëtarë të shumtë me përvojë që kthehen në vend nga Afganistani.

Një sërë sulmesh terroriste në qytetet ruse mund të pritet gjatë muajve të ardhshëm, veçanërisht nëse ato mbështeten dhe financohen nga regjimi taleban. Afganët kanë i mbajnë mirë mend vrasjet masive të kryera nga Moska gjatë periudhës së pushtimit Sovjetik në vitet 1980.

Kreu i republikës çeçene Ramzan Kadyrov ka paralajmëruar për rrezikun që I kanoset Rusisë pas rënies së Kabulit. Ai duket se ka frikë se besnikëria e tij ndaj Presidentit Vladimir Putin mund të minohet nga një brez i ri i islamistëve anti-Moskë.

Një lëvizje e qenësishme xhihadiste që synon krijimin e një kalifati islamik të ngjashëm me Afganistanin, mund të rishfaqet në Kaukazin e Veriut. Ditët e fundit, arrestimi i dhjetëra anëtarëve të dyshuar të grupeve radikale islamike në bastisjet e policisë në mbarë Rusinë tregon ankthin e shtuar në mesin e qarqeve qeveritare për kërcënimin në rritje. Të arrestuarit u akuzuan për promovim të ideologjisë terroriste, financim dhe rekrutim aktivistësh dhe transportimin e tyre në zonat e luftës.

Sfidat ndaj integritetit shtetëror të Rusisë nga radikalët myslimanë gjithashtu mund të nxisë një mori kërkesash etnike, kombëtare dhe rajonale në të gjithë federatën e brishtë ruse.

Paradoksalisht, ndërsa Moska tani mund ta shikojë fitoren e talebanëve si një humbje për Perëndimin, pasojat më destabilizuese të tërheqjes së ShBA nga Afganistani mund të jenë brenda vetë Rusisë.

 

—-

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

Share This Article
12 Comments
  • Ne duhet te shqetesohemi ne radhe te pare per rreziqet qe i kanosen vendit, nga afganet e marre turme dhe te pa filtruar ne Shqiperi. Ne Gjermani, media ka raportuar se shumica e afganeve te mberritur ne Gjermani jane pa dikumenta dhe qe më pas kane rezultuar pedofile ose terroriste.
    Skanimet e atyre te marre me ngut nga Afganistani do te behen ne Shqiperi, çka do te thote qe ne Amerike do ikin bashkepunetoret e Amerikes dhe llumi problematik do
    ti mbetet Shqiperise. E perse keshtu? Apo se shteti eshte i papergjegjshëm.
    https://dosja.al/me-emra-dhe-foto-bild-qeveria-gjermane-solli-afgane-kriminele-e-perdhunues-femijesh-shetisin-te-lire-rrugeve/

    • Shiko ate te mamase tende se e ke me kollaj dhe nuk kerkon mend shume.Terroristet ne shqiperi kane hyre e kane dale si u do qejfi tash 30 vjet .Vetem xhaxhit nuk I shpertonte miza.

  • I morrem afganet thote Rama se trashegimine e vetme qe mund ti lëmë femijeve tane, eshte humanizmi.
    Trashegimia e vetme qe mund ti lësh ti femijeve, jane problemet qe i krijon
    vendit me njerez te pa skanuar. Plus shto edhe perspektiven e zymte te punesimit te ketyre si dhe realitetin e ditur se keta 4 mije do terheqin edhe 400-100 mije te tjere, me viza apo pa viza. Dhe keta 400 mije te tjere per 10 vjet, me ritmet e shtimit te popullsise qe kane te shtohen ne 4 milione.
    Po ti nuk kupton gjë, se nuk je staticien , por vetem nje piktor qe nje realitet te zi po e ngjyros me ngjyrat e ylberit.

  • O Jonuz, para se te analizosh te ardhmen e Afganistanit, na trego u çlirua apo u pushtua ai vend ne Gusht 2021. Dmth a ekziston e drejta sovrane e popujve per te qene te lire dhe per te mos ja vendosur qeverine Moska, Uashingtoni, Pekini apo Islamabadi. Keto talebanet jane afgane apo jo se mund te jene Dale ban apo Dale s’ban.

  • Te parashikosh destabilizim te Rusise se Perendimi zbythet nga Afganistani kjo kerkon vertet shkalle te larte enderrimtarie, gje per te cilen shquhet Januzi, qe nuk i ndahen enderrat makthe me Rusi.

  • Autori thote:
    “… Qëllimi është të destabilizojë shtetet e tjera me SHUMICE MUSLIMANE, të përhapë ideologji fetare autoritare, të zvogëlojë praninë amerikane dhe të shkatërrojë axhendën për promovimin e demokracisë dhe emancipimin e grave…”.

    Ketu futet edhe SHQIPERIA.
    Edi Rama-zani asht KALI I TROJES i Erdoganit dhe i Putinit.

  • Bugacja paska shkuar ne ekstremet e marrezise – Prania amerikane ne Afganistan der dje paska ruajtur Rusine nga destabilizimi !?

  • bugajski,cfaqet si gjithmone i pozicionuar verber ne ideologjine e tij majtas,duke mos i vene emrin e duhur zhvillimeve historike,te dekadave te fundit:
    Se pari duhet te shpjegonte kete hata,qe shteti me i fuqishem demokratik,me te gjitha informacionet dhe armet,shkon dhe futet ne nje beteje prej dy dekadash,me talebane zhulsa ne pamje,por dhe me zhulsa ne trute e tyre,qe shkojne ne te kundert dhe duan te asgjesojne jeten normale njerzore dhe vene dhe humbin ate beteje.
    Flet me superlativa per Bajden,qe dhe terheqjen e bere ne menyren me te kritikueshme.
    Dhe nuk thote asnje fjale,per te verteten,qe ai qe inicoi politiken e terheqies nga Afganistani dhe filloi ta realizoje ate ish presidenti Tramp dhe per me tej,ish po ai,qe i tha Europes,qe te investonte me shume se me pare,per te mbrojtur veten.Dhe ja ku zhvillimet e fundit ne Afganistan,vertetuan fjalet e tij:
    Terheqien ashtu si u be e realizoi vetem Amerika,kurse Nato ish inaktive.
    Kjo beri qe tani se fundi te zgjohesh Europa,duke menduar seriozisht,per nje Nato te vertete dhe efikase.
    Prandaj me gjykim te ftohte,mbeshtetur ne fakte,konkludoj,qe me shume perfitohet nga nje gazetar tallava shqiptar,se nga kjo specie gazetaruci e interesit te vockel, me etiketen bugajski.

  • Shkrimi im i shkurter ish nje analize bazuar ne fakte.
    Dhe ju duket,duke mos e cfaqur,beni nje censure vandale,duke shkelur cdo etike gazetareske.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *