SHBA-të akuzojnë Rusinë për sulmin ndaj bazës ushtarake siriane

Saimir Lleshi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës akuzojnë Rusinë se kanë goditur bazat ushtarake të ushtrisë siriane, ndërkohë që qeveria e Damaskut akuzoi SHBA-të për këtë.

Reagimet e shtuara vijnë pasi tre ushtarë humbën jetën dhe 13 të tjerë mbetën të plagosur, kur një avion goditi bazën ushtarake.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, po ashtu, i është referuar koalicionit për sulmet ajrore, por zyrtarët e Shteteve të Bashkuara thanë se përgjegjëse ishte Rusia.

“Rusia ka ndërmarrë sulme me bombardues me rreze të gjatë veprimi” në hapësirën Deir al-Zour, më 6 dhjetor, ka thënë një zyrtar dhe ka shtuar se “ne nuk jemi në luftë me regjimin e Assadit dhe nuk kemi arsye ta marrin në shënjestër ushtrinë e Sirisë”.

Zyrtarët thanë se sulmet ishin kryer nga bombarduesi i tipit 12 TU-22M3 Backfire nga baza ushtarake ruse në Osetinë Veriore.

Zëdhënësi i koalicionit, Steve Warren, tha se të vetmet sulme, që koalicioni i ka ndërmarrë në hapësirën e përmendur më 6 dhjetor, ishin ato kundër një burimi të naftës, afro 35 milje në juglindje të bazës ushtarake. /Dita/

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *