SHBA: Të bllokohen pasuritë e Kim Jong-un

Ornela

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë propozuar OKB-së disa sanksione të reja kundër Koresë së Veriut, duke përfshirë ndalimin e eksportit të naftës dhe ngrirje të pasurive të diktatorit Kim Jong Un.

Propozimi i është shpërndarë anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB.

Këto propozime për sanksione të reja vijnë pas testit të gjashtë bërthamor dhe lëshimit të përsëritur të raketave.

Koreja e Veriut pretendon se ka ndërtuar një bombë me hidrogjen dhe vazhdon kërcënimet.

Kina dhe Rusia pritet që të kundërshtojnë vendosjen e sanksioneve të tjera, pasi janë shprehur edhe më herët se zgjidhja e krizës bëhet përmes diplomacisë.

Propozimi i SHBA bën thirrje për ndalimin total të furnizimit me naftë në Korenë e Veriut dhe ndalimin e industrisë së eksportit të tekstileve.

Uashingtoni propozon gjithashtu që Kim Jong Un dhe zyrtarë të tjerë koreano-veriorë të ndalohen të udhëtojnë në vende të tjera të botës.

Share This Article
2 Comments
  • nuk eshte çeshtje kore amerike eshte çeshtje rusi kine kore- amerike amerikane; zhdukuni, 10 000 km larg, nga raroni i lindjes se largme . guamin ne daç mereni me vete, ne daç lereni aty, se s’eshte i juaji zhukuni, ,se po revoltoni psiqiken njerezore . keni ardh nga p..idhi i s’emes, me mjete e qellime kriminale dhe doni te beni, te zotin e shtepise ne shtepine e tjetrit . zhdukuni, karikatura groteske, e shekullit 21-te

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *