Kohëve te fundit janë rritur konfliktet ndërkombëtare mes SHBA-ve dhe Iranit për tregtinë ndërkombëtare të stikave. SHBA-të dhe Irani dominojnë tregtinë botërore të stikave, duke kontrolluar 70-80% të prodhimit vjetor në dekadën e fundit.
Tregtia e stikave është një industri globale multi-miliardëshe, dhe një sektor që ka pësuar një rritje të ndjeshme vitet e fundit.
Gjatë 40 viteve të fundit, kultivuesit në Iran janë përballur me presione nga sanksione, duke u kufizuar në mjetet financiare. Megjithëse stikat nuk kanë qenë në listën e produkteve të përfshira në sanksione, kufizimet në bankat globale ua bënë të vështirë tregtinë fermerëve iranianë.
Gjithçka ndryshoi në 2016-n pas marrëveshjes për kufizimin bërthamor, duke i hapur rrugë eksportit të stikave iranianë. Megjithatë presidenti amerikan Donald Trump, e ka bërë të qartë se marrëveshja me Iranin është më e keqja që SHBA-të kanë bërë, dhe industria e stikave mund të goditet sërish.
