SHBA: Tre shtete pushtohen nga flakët. Njerëzit evakuohen, zjarri po shkatërron mijëra hektarë

Arta Taja

50 vatra të mëdha zjarri po shkatërrojnë tre shtete fqinje në SHBA, Kaliforni, Oregon dhe Uashington.

Kate Brown, Guvernatore e Oregonit, tha se disa situata kanë qenë mjaft të tmerrshme për të bërë që edhe zjarrfikësit të tërhiqen.

“Oregon ka përjetuar zjarre historike pothuajse çdo vit, por zjarret e këtij viti janë të pashembullta. Kjo është padyshim një ngjarje një herë në një brez”, – tha ajo.

Mijëra njerëz janë evakuuar pas nxehtësisë ekstreme, qindra mijëra hektarë po digjen dhe erërave të forta që favorizojnë flakët e pakontrolluara.

Në Oregon, mijëra lanë shtëpitë e tyre për t’i shpëtuar flakëve që tashmë kanë djegur më shumë se 230,000 hektarë.

 

a.t / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *