SHBA, universitetet ofrojnë diploma masteri për “Kanabis”

J L

Për marihuanën ligjore, një sfidë e madhe për punëdhënësit në tregun global  nuk është mungesa e aplikantëve për vendet vakante por mungesa e aplikantëve të kualifikuar.

“Ne kemi një nga industritë më të mëdha që zhvillohet pa asnjë profesionist të trajnuar,” thotë Jamie Warm, bashkëthemelues dhe CEO e Henry’s Original, kultivues dhe distributori i kanabisit me bazë në Kaliforni.

Universiteti Cornell, në New York, këtë vjeshtë do të ofrojë kursin universitar “Kanabis- Biologji, Shoqëri dhe industri”, i cili do të përqendrohet në eksplorimin e historisë, kulturës, farmakologjisë, kopshtarisë dhe sfidave ligjore që lidhen me kanabisin.

Vitin vijues, ky universitet planifikon të fillojë një cikël për diplomë në master, me theks në aftësitë e komunikimit me gojë dhe me shkrim me mediat dhe palët e interesuara të industrisë për kanabisin.

Gjithashtu, në qershor, Shkolla e Farmacisë e Universitetit të Maryland njoftoi fillimin e një diplome masteri në shkencën mjekësore të kanabisit dhe në terapeutikë.

Në Kanada, e cila vitin e kaluar u bë vendi i dytë në botë që legalizoi barërat e jashtëligjshme në mbarë vendin, Universiteti McGill planifikon të ofrojë një diplomë në prodhimin e kanabisit duke filluar nga viti 2020.

Në këtë linjë vepron dhe Universiteti i Kalifornisë, Davis, i cili ofron një kurs për studentët e mjekësisë për t’i mësuar ata në lidhje me fiziologjinë e bimëve dhe se si bashkëveprojnë ato me trupin e njeriut. Mjekët dhe farmacistët kanë nevojë për një kuptim të mirë të efekteve të marihuanës, si dhe mënyrën sesi mund të përdoret kjo bimë për qëllime mjekësore.

Numri në rritje i universiteteve që shtojnë diplomat për kanabis vjen si pasojë e kërkesave imediate të industrive për pasjen e individëve të kualifikuar në këtë sektor, qoftë në kopshtari, kimi, farmakologji, apo komunikimi me mediat dhe ligjin lidhur me përpunimin dhe tregtimin e kanabisit.

Marihuana legale ishte vlerësuar me 13.8 miliardë dollarë vitin e kaluar dhe pritet të vlerësohet me 66.3 miliardë dollarë deri në vitin 2025, sipas firmës kërkimore Grand View Research.

Gama e ofertave akademike pasqyron gjithashtu përdorimin e zgjeruar të marihuanës, e cila është legalizuar për qëllime mjekësore në 33 shtete të SH.B.A.-së.

Ekziston edhe sfida e dukshme e tërheqjes së profesionistëve në një industri që nuk është plotësisht e ligjshme në shumicën e vendeve, përfshirë Shtetet e Bashkuara. L

egalizimi i marihuanës në SH.B.A. vazhdon të rritet nga shteti në shtet, por ilaçi ende nuk është i ligjshëm në nivelin federal.

j.l./ dita

Share This Article
4 Comments
  • Se pari, ne Bote nuk duhet te perndiqen kultivuesit e barishteve te grupit te mahurianes dhe llojeve te tjera te opiumit dhe tregu te drejtohet nga industria farmaceutike nen kontrollin e mjekesise dhe ligjeve te ngjasme per te zhvilluar propaganden e demeve dhe orientimin e perdorimit sikurse per duhanin dhe alkolin. Keshtu, shoqeria do te clirohet nga bara e rende e perndjekjes se trafikut te droges qe eshte strumbullari i trafiqeve.

  • Vazhdoni ju politikane hanjini koken njeri tjetrit duke i mbushur burgjet me ata qe rrisin bimen magjike te kanabisit e cila sheron semundje nga me te ndryshmet. Te tjeret mbushin xhepat, madje edhe Greqia po ngre nje fabrike me ndihmen e Kanadase. Kur te kujtoheni ju qe kanabisi eshte i dobishem nuk do te kete me treg per ju shqiptaret idiot qe tju jepni fshataresise shqiptare dhe qytetareve te semure shqiptare nje jete me te mire.

  • Cdo produkt qe ne konsumojme ka efekte pozitive dhe disa edhe negative nese kalohet doza.
    Edhe duhani qe permban nikotinen, ka efekt pozitiv, por efektet negative jane aq te shumta sa qe ndikojne ne cilesine e jetes dhe jetegjatesise.
    Propaganda ne Shqiperi eshte e tille, sikur kanabisi i ben mire edhe femijve 10 vjec qe kane fillluar ta marrin ilegalisht ne shkolle nga trafikantet.
    Nese eshte i dobishem per shendetin duhet te merret vetem me recete nga mjeku specialist qe do te percaktoje dozen dhe afatin e ilacit.
    Kanabisi dhe ilaci qe nxirret nga kjo bime, nuk mund te kete kurre ndikim pozitiv nese merret vazhdimisht pa nderprerje dhe pa nje doze te percaktuar.
    Por ka dhe nje fakt tjeter.
    Shumica e perdoruesve bien viktime e trafikanteve, te cilet e tregtojne ne shkollat 9 vjecare ku informacioni qe kane femijet mund te jete i kufizuar ose jane te pavetedishem per rrezikun per shkak te moshes.
    Legalizimi ja heq kete mundesi trafikanteve keshtu qe numri iperdoruesve ulet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *