SHBA, uragani me fuqi përbindëshi u merr jetën 6 personave

Leda Hysa

Të paktën 6 persona kanë vdekur nga uragani “Michael”, i cili është përplasur në brigjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mes viktimave, katër ishin në kontenë e Gradsenit, në Florida, ndërsa një fëmijë 11 vjeç ka humbur jetën në kontenë e Seminoles, në Xhorxhia. Një person i gjashtë ka ndërruar jetë në Karolinën e Veriut.

Më shumë se 370 mijë persona janë urdhëruar të evakuohen nga ky shtet. Florida, Alabama dhe Georgia kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Si pasojë e këtij uragani është raportuar se të paktën 13 persona kanë vdekur në Amerikën Qendrore.

Qendra Kombëtare për Uraganet, me bazë në Miami, ka njoftuar në revistën e saj se “fuqizimi i uraganit pritet të ndodhë gjatë natës dhe ditën e mërkurë, ndaj “Michael” parashikohet të bëhet tejet i rrezikshëm kur të arrijë në Florida”. “Dobësimi pritet të ndodhë, pasi “Michael” të kalojë në shtetet juglindore të SHBA-ve”, ka thënë kjo qendër.

Guvernatori i Floridës, Rick Scott e ka cilësuar këtë uragan “me fuqi përbindëshi” dhe u ka bërë thirrje banorëve të dëgjojnë zyrtarët.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *