SHBA/ Uragani “Michael” drejt Florida-s, guvernatori: Shumë vonë për evakuim

DITA Online

Alarmi është dhënë nga Rick Scott, i cili jep pak shpresa: “Është një mot i llahtarshëm” që ka mbërritur në kategorinë 4 në shkallën e rrezikshmërisë.

Alarm për ardhjen e uraganit “Michael” në Florida, mund të sjellë një “shkatërrim total” në pjesë të ndryshme të shtetit amerikan. Raportin e ka dhënë Guvernatori Rick Scott, i cili flet për “një stuhi monstruoze” dhe paralajmëron:

“Stuhia ka mbërritur, nuk ka siguri për të udhëtuar në Panhandle. Nëse jeni në një zonë bregdetare qëndroni në shtëpi. Koha për evakuim ka mbaruar”. Uragani është forcuar në kategorinë 4 (nga 5) sipas shkallës së rrezikut. Stuhia “është një kërcënim vdekjeprurës për shkak se bëhet më e fortë, por jemi gati të përballojmë 100%”, shtoi Scott.

Erërat fryjnë me një shpejtësi prej 160 kilometrash në orë. Të hënën, Florida shpalli një gjendje emergjence paraprakisht për 34 qarqe.

 

burimi: www.tgcom24.mediaset.it

L. Veizi/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *