SHBA, vota dhe brigadieri stalinist i Tiranës

editor

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Zbulimit, James Clapper, në raportin e tij përpara Senatit Amerikan deklaroi prerë:  “Në Shqipëri institucionet qeverisëse vuajnë nga korrupsioni dhe ndikimi i tepruar politik mbi to. Në muajt që paraprijnë zgjedhjet e Qershorit, ekziston shqetësimi i kthimit në konfliktin partiak, që shpërtheu pas zgjedhjeve të vitit 2009”…

Me një fjalë, aleati ynë më i madh  dhe fatmirësisht demokracia më e zhvilluar e botës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, japin alarmin se zgjedhjet e 23 qershorit janë në rrezikun e përhershëm të pranishëm në të gjitha zgjedhjet e tranzicionit shqiptar, në dhunimin e vullnetit te qytetarëve që votojnë, por që votat e tyre i numërojnë brigadierët e xhindosur të pushtetit: dhunim i zgjedhjeve, që është kthyer tanimë në gungë të pushteteve tona të tranzicionit.

“Ju votoni si të doni, se për të numëruar i numëroj unë!”- na deklaron gati e me mburrjen e kusarit ordiner brigadieri stalinist i pushtetit aktual të Tiranës. Dhe këtë e thotë në shumë mënyra edhe në prag të këtyre zgjedhjeve të qershorit që vjen. Prandaj na njofton aq serbes  se “Z.Rama po përgatitet  për mosnjohjen e zgjedhjeve dhe për bojkotin e vitit 2009”! Nëse e dinte aq mirë që mosnjohja e zgjedhjeve të vitit 2009 dhe bojkoti i Kuvendit të Rruzhdies nga opozita ishte  i pabazuar në fakte, ç’pati që i dogji materialet zgjedhore në Urën e Farkës? Pse nuk i hapi për opozitën e për mbarë publikun ato të shkreta materiale zgjedhore, po i dënoi më djegie në flakë benzine aty në urën e Farkës e në mes të ditës? …

Kjo deklaratë e brigadierit stalinist të pushtetit aktual të Tiranës, i fundit stalinist ende në pushtet në mbarë Ballkanin tonë të trazuar nga prapambetja, nga kriza ekonomike e nga ethet nacionaliste të shekullit të kaluar, – është mbase dëshmia më e gjallë se vjedhja e votave dhe manipulimi industrial i zgjedhjeve nga ana e pushtetit, do të na jepet si shfaqja e shëmtuar e radhës edhe në zgjedhjet e 23 qershorit të këtij viti.

Pikërisht këtë ndiejnë edhe Agjencitë Amerikane të zbulimit dhe ia paraqesin shqetësimin e tyre Senatit, që organi i lartë legjislativ i superfuqisë së vetme të botës të jetë me kohë në dijeni e të mendojë për masat e nevojshme në përballimin e situatës. Se kanë shtet bota dhe e dinë mirë që mungesa e shtetit mund të shpjerë në ngjarje të padëshiruara për të gjithë; e dinë mirë cenën e lindur të pushtetit tonë të tranzicionit, thënë më shqip: gungën e pashërueshme të pushtetit tonë të trashëgimtarëve besnikë të zyrave të mykura të Partisë së Punës; e dinë mirë dhe e kanë ditur me kohë miqtë tanë se lojtarët politikë të trazicionit shqiptar kanë luajtur si Tomi me Xherrin për të mbetur në pushtet përjetësisht edhe me veshjen demokratikase. Nëse Xherri bërë Dushkun dhe nxorri 11 deputetë nga një kooperativë e tipit të lartë, Tomi bërë Ruzhdiet dhe nxori një shumicë nga pakica… Madje e dinë mirë miqtë tanë të demokracive të zhvilluara edhe se si e nxori atë palo shumicë me ndihmën bujare të ekipit special të gjysmës së Partisë Mëmë… Sepse e dinë mirë miqtë tanë strategjikë që pushtetarët tanë besnikë të diktaturës komuniste zbatojnë me fanatizëm direktivën e trashëgimisë së pushtetit. Direktivë që mund të përmblidhet shkurt: “Vidh ti , që pastaj të grabit unë!” për të krijuar ashtu kapitalistët besnikë të Partisë mëmë me anën e kapitalizmit primitiv të kusarëve ordinerë të pasurisë kombëtare, të pronave të pronarëve të ligjshëm dhe të votave të qytetarëve të lodhur nga diktatura e të hutuar nga parullat demokratikase…

*****

Mjafton mbase të vërejmë me një vështrim zogu se si po sillet pushteti aktual në prag të zgjedhjeve të 23 qershorit,  nisur nga ndarja e paligjshme e mandateve, nga listat e ”harruara” pa pastruar e me radhë. Dhe kuptohet mirë baza e shqetësimit të Agjencisë Amerikane të Zbulimit , shqetësim i paraqitur shkoqur përpara Senatit amerikan nga Drejtori i asaj agjencie, z, James Clapper.

Mjafton të shikosh se si kërkon pushteti “Pagesën për PD-në” nga rrogëtarët e shkretë  dhe nga biznesi i rrënuar prej krizës botërore e ca më keq prej gjobave të Partisë, për ta kuptuar qartë se sa “të lira e të ndershme”  i do zgjedhjet e 23 qershorit ky lloj pushteti. Mjafton të vihet re se si anëtarësohen më zor  edhe adoleshentë në Partinë e pushtetit aktual e të shikosh se si punësohen vetëm për zgjedhje në një vend më gjysmën e popullsisë të papunë, për të kuptuar qartë se sa “ të lira e të ndershme” i do dhe zgjedhjet e qershoprit ku lloj pushteti. Mjafton të shikosh listat e manipuluara zgjedhore, ku janë mijëra dublime të “harruara” e mijëra zgjedhës të tjerë “të harruar “ pa adresë banimi, zgjedhës të përgatitur nga industria e manipulimit për t’i shërbyer pushtetit si “zgjedhës ambulantë”, apo të shikosh “transferimet” në prag të zgjedhjeve e “ në bazë të të drejtave të njeriut”, për të puptuar qartë se sa “të lira e të ndershmë” i do edhe zgjedhjet e 23 qershorit ky palo pushtet i mbytur në korrupsion e në krime të rënda ndaj popullit të vet.

Për të mos përmendur më që mjafton të shikosh armiqësinë patologjike që ka e që shpreh ky lloj pushteti për opozitën, apo për gjysmën e popullit të këtij vendi dhe e kupton fare qartë se sa “të lira e të ndershme” i do edhe zgjedhjet e 23 qershorit ky lloj pushteti i zhytur kokë e këmbë në llumin e korrupsionit të padëgjuar e të krimeve të rënda ndaj popullit të vet.

Pastaj, mjafton të shikosh që ky lloj pushteti nuk ka fituar asnjëherë me zgjedhje normale brenda standardeve demokratike të botës së qytetëruar dhe pastaj e kupton qartë se sa “të lira e të ndershme” i do edhe zgjedhjet e 23 qershorit ky palo pushtet kusarësh ordinerë.

Në prag të çdo fushate zgjedhore, brigadieri i vrerosur i këtij pushteti në fushatë të përjetshme opozitare edhe kur është në krye të pushtetit, e ka bërë shprehi të lëshojë thirrjen patetike: ”Të përsëritim fitoren plebishitare të 22 marsit 1992!”… Dhe bën sikur harron që fitorja e 22 marsit të vitit 1992 ishte fitorja e një referendumi popullor me një pyetje të vetme: ”Do rrimë ende në kooperativë , apo do shpëtojmë prej skllavërisë së urisë, të frikës e të sëmundjeve?” e nuk ishte fare fitorja e një partie! Ky zotëria i sëmurë rëndë për pushtet e  i mbushur me vrer kundër gjysmës së popullit të tij e i mbushur me urrejtje kundër Atdheut bën sikur harron se në vitin 1996 fitoi duke i marrë kutitë e votave më krahë të ShIK-ut  të tij personal. Zotëria i sëmurë për pushtet e i mbushur me vrer kundër kujtdo që i del në rrugën e pushtetit të tij vetjak, bën sikur harron se në vitin 2005 nuk fitoi në saj të kopit-shkop të ri pushteti, por fitoi sepse ia lanë kushërinjtë e tij të parë dhe kur e panë që as ashtu nuk vinte dot në pushtet, i dërguan komandon speciale të xhuveglave të diktaturës. Sikurse bën sikur harron brigadieri i vrerosur i këtij pushteti se në vitin 2009 erdhi në pushtet me votat e vjedhura sipas modelit të Rruzhdies dhe, kur as ato nuk i mjaftuan, i dërguan përsëri komandon e dytë xhuveliste po ata kushërinj të parë, që i falën krimet e 1997-s dhe grushtin e shtetit të 1998-s…

Këto janë dhe faktet kokëforta, që e kanë shtyrë drejtorin e Agjencisë Kombëtare  të Amerikës për të raportuar në Senat se Shqipëria është më shumë në prag të një krize të re politike, sesa në prag të zgjedhjeve normale në qershorin e këtij viti. Këtë alarm duhet ta dëgjojnë të gjithë faktorët opozitarë, sikurse e kanë dëgjuar mirë të gjithë miqtë e popullit shqiptar dhe të demokracisë funksionale edhe në Shqipërinë tonë. Këtë alarm mund të mos e dëgjojnë vetëm miqtë personalë të pushtetit dhe lobuesit amerikanë, që mundohen aq shumë e paguhen aq mirë nga taksat e shqiptarëve të varfër për pastrimin e fytyrës së zgjyrosur të këtij pushteti; këta lobues duket e shohin Shqipërinë e varfër si lopë rrace dhe jo si një demokraci më shumë në botën e qytetëruar.

Për ta parë vendin tonë si një demokraci funksionale duhet të përpiqen shqiptarët dhe është në radhë të parë detyra jonë; detyrë e gjithë qytetarëve që e duan Shqipërinë një demokraci të shëndetshme e jo një ohllokraci të mbytur nga korrupsioni e nga një diktaturë e veshur me rekuizitë demokratikase.

Kjo e bën më të nevojshëm se kurrë paralajmërimin ligjor që kush prek zgjedhjet më 23 qershor, do të përballet me ligjin! Sepse kush prek zgjedhjet edhe pas 23 vjet tranzicioni të komanduar nga zyrat e errëta të Sigurimit të Shtetit, do të dënohet si të gjithë ata që kryejnë krimet më të rënda kundër lirisë dhe kundër  interesave kombëtare të shqiptarëve!

Share This Article
2 Comments
  • Vetem ata qe nuk duan te shikojne nuk e shofin se sistemi i manipulimit te zgjedhjeve a filluar nga funksionimi.Nuk duhet futer ne zgjedhje me kete infrastrukture krejt ….policore.Te qarat, te nesermen e manipulimit nuk do te kene asnje vlere.

  • HOSANA BERISHA

    Nga Fatmir Lamaj

    I burgosur politik

    Këndo kaposh bishtprerë i qymezit enverian,

    Komunist e spiun, më i keqi sharlatan,

    Çdo ditë këtij vendi i nxin jetën anembanë,

    S’je veç një lepur, që do të dukesh luan.

    Veç servilët e spiunët që duan para

    Në kor bërtasin… “Berisha Hosana”

    E ktheve Shqipërinë në thertore gjigante,

    Masakrohet e tëra, prej një kapobande,

    Në hipnozën vrasëse, të një propagande,

    Çdo minut’ e orë krijon veç mirazhe.

    Ti na vret e na pret e na bën pastërma

    Spiunët e servilët në kor “Berisha hosana”

    Ti, që na grabite pronat e lirinë,

    Mbi dhimbjen tonë, e ngrite lavdinë,

    Ti, që te Zoti s’ke asnjë besim,

    Çdo ditë që kalon, përdhos Shqipërinë.

    Veç qorrave u duket sikur bën kala

    Në kor bërtasin… “Berisha Hosana”

    Der’ dje karshillëk i bëje Amerikës,

    E sot i lëpihesh si laro prej frikës,

    E sa kurthe ngrihen në honet e politikës,

    Njihen buzëqeshjet për hir të etikës.

    Në këtë vend të mjerë u bëre padishah.

    Por ata s’mund të thonë Berisha Hosana

    Je bërë si babagjysh i vitit të vjetër,

    Që premtimet e tija, mbeten veç në letër,

    Përveç zhgënjimit, s’ofron dot gjë tjetër,

    Ariu i djeshëm është kthyer në një ketër.

    Tani dhe më besnikët s’të duan në këtë dynja

    Të gjithë në kor thërrasin: Iiiik Berisha…

    Nga mëngjesi gjer në darkë, veç leh pa u ndalur,

    Me dhimbjen e një populli, sa shumë ti je tallur,

    Po në këtë botë, askush s’ka për ta falur,

    Tani je një kufomë, e vdekur dhe e pakallur.

    Ortakëri krimi i mbyllur në kala,

    S’ka më neronë, kush këndon “Hosana”

    S’ka falje neveritëse, përbuzje e pendesë,

    As nga ata që të falën njëherë ty o i pabesë,

    Po ti gënjeshtrën e ktheve në art e në ves,

    Tani kush të beson s’është veçse një pervers.

    Dhe ata që të mbajtën gjer dje në krah,

    Nesër s’do thonë më… Berisha Hosana

    Zgërdhiheshe si kukudh, kur u dogj Iraku,

    Kënaqësi xhelatësh të shkakton veç gjaku,

    Por në fytin e lodhur po të shtrëngohet laku,

    A se shikon fundin që ka mbrritur te pragu?

    Humbe nder e vlerë, s’je më padishah

    Askush s’bërtet më Berisha Hosana

    Çirresh der’ në dehje, çdo ditë në mitingje,

    Drejtësinë e ktheve, një arkivol për ligje,

    Anija po të mbytet në të ashprat brigje,

    S’ecën dot më tej, për ty nuk ka më shtigje.

    Dalëngadalë po mbytet, në detin Tramunda

    Sirenat e djeshme, po harrojnë… Hosana

    Zhgënjimi dallgët, po i ngre dalëngadalë,

    Kalorës i vetëshpallur, ke mbetur sot pa kalë,

    Ëndra më e keqe, do jesh për çdo shqiptar,

    Pa ty do të jemi të lirë dhe krenarë.

    Koha të ka ikur, Kohë për ty më s’ka,

    Veç në ferr mund të dëgjosh, …Berisha Hosana

    Ju krimba mbijetues, të lodhur e mjeranë,

    Që ju duket horri, një burrë babaxhan,

    Për pushtetin e tija, do vrisnit dhe babanë,

    Ai tek të huajt, na shiti dhe vatanë.

    Ai qesh e tallet, me ju bën tralala,

    Ju shurdhë e të verbër bërtisni… Hosana

    Ulërin e bërtet, nga mëngjezi deri në darkë,

    Si qen i tërbuar, që nxjerr e lëshon jargë,

    Në limanin e shpresës, për të s’ka më varkë,

    Stuhia që po vjen, do e çojë sa më larg.

    Banditët e horrat s’do kenë më baba

    Të zhgënjyerit s’do thonë Berisha Hosana

    Në aleancën perverse, Horra dhe Kopukë,

    Po mbani në pushtet një kryedallkauk,

    Që çdo ditë ju lë fëmijët tuaj pa bukë,

    Për pjatën e boshatisur sot nuk ka më lugë.

    Shqiptarë! Në atdheun tuaj sot jeni me qera,

    Ndaloni të marrët në… Berisha Hosana

    Turma që shqyen vetveten e uritur,

    Tek djalli fare lirë, shpirtin e ka shitur,

    Dhe nga shpina ai, kurrë s’ka për ti zbritur,

    Flamurin e vdekjes rri duke valëvitur.

    Horra e bastardë, tek PD-ja kuplara,

    Kauisni si hienat… Berisha Hosana

    Ulërini lart e poshtë, si laro të braktisur,

    E harruat rrugën, për ku ishim nisur,

    Tradhëtuat vetveten, si shushunja të shashtisur,

    Tani s’ju mban më mbi kurriz, ky populli i mërzitur.

    Horra e bastardë tek PD-ja kuplara,

    Kauisni si hienat… Berisha Hosana.

    Plehra të rinj, të vjetër e të vonuar,

    A ju bren ndonjëherë, ndërgjegja e tradhtuar,

    Do ikni nga kjo botë, të përbuzur e të harruar,

    Ku, ndoshta edhe fëmijët, s’kanë për t’ju kujtuar.

    Ulërini lart e poshtë, si derra mashallah

    Me hungërimën tuaj… Berisha Hosana

    Morali ka vdekur, turpi u bë mbret,

    Kryekomunist,i veç klith e bërtet,

    Si pjella e djallit, në fron e pushtet,

    Me shpatën në dorë, këdo vret e pret.

    Ju laro t’paguar, lihni badihava

    Me zërin e ngjirur… Berisha Hosana

    Dalëngadalë, po vjen fundi i gotës,

    E retë e zeza, vërtiten sipër kokës,

    Kambana e vdekjes, është kambana e votës,

    Po largohet mjegulla, nga sytë e Europës.

    Dallkaukët e horrat, që të ngritën aq la.

    Do heshtin së thirruri… Berisha Hosana

    Gjithë kohës duke sharë, të vdekur e të gjallë,

    Në tregun e turpit, atdheun ktheve në mall,

    Çdo ditë greku kafshon kufijtë tanë,

    Për shqiptarët, s’do ketë nesër as tokë për varr.

    Ti nuk njeh më, as Zot e as Allah

    Të pafetë në ko

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *