SHBA, zhduket një virus vdekjeprurës nga laboratori

anazapta

Alarm në laboratorin Galveston, në Teksas. Një flakon virusi vdekjeprurës është zhdukur ditët e fundit, duke shkaktuar alarm në opinion për pasojat që mund të ketë përdorimi i tij nëse bie në duar të gabuara. Bëhet fjalë për virusin Guanarito, i cili vjen nga Venezuela dhe mund të provokojë hemorragji nën lëkurë dhe dëme në organet e brendshme. Gjithçka bëhet më e ndërlikuar për faktin se në rast infeksioni, sëmundja nuk ka kurë, kështu që vdekshmëria mund të arrijë në të paktën 20 për qind të të prekurve. Ekspertët thonë se impakti i këtij virusi të rrezikshëm është i njëjtë me virusin Ebola. Kalimi i tij nga njeriu te njeriu mund të bëhet nëpërmjet gjakut apo lëngjeve trupore. Patologjia është e pakurueshme dhe nuk mund të parandalohet, pasi nuk ekziston një vaksinë efektive.

Forcat e rendit kanë nisur një hetim, por deri tani nuk ka dyshime në ligje me përfshirjen e krimit. Mund të jetë fjala për një gabim njerëzor gjatë sterilizimit, pasi laboratori në fjalë është ndër më të paarritshmit për shkak të masave të forta të sigurisë.

 

Share This Article
2 Comments
  • “por deri tani nuk ka dyshime ne ligje me perfshirjen e krimit”-Kush e deshifron kete fjali te shkruar tek artikulli i mesiperm do mare falas antivirusin nga Dita.

  • Opaaaaaa, ja edhe dora e kompanive farmaceutike…normale, duan te gjejne nje virus qe te konkuroje HIV.

    Cduhet nje virus e tille ne laboratoret e amerikes????

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *