SHÇBA arreston 3 punonjës të qarkullimit në Delvinë

Dita
SHÇBA e Vlorës ka arrestuar 3 punonjës të policisë së qarkullimit rrugor në Delvinë, për shpërdorim detyre. 
 
Të arrestuarit janë: – N/Komisar Artan Alinani, 47 vjeç, me detyrë Specialist Shërbimi dhe Përgjegjës grupi në seksionin e kontrollit dhe menaxhimit të qarkullimit rrugor në Komisariatin e Policisë Delvinë.

– Inspektor Osman Tozo, 49 vjeç, me detyrë Trupe shërbimi në Seksionin e kontrollit dhe menaxhimit në Komisariatin e Policisë Delvinë.

– Inspektor Shkëlqim Vrapi, 51 vjeç, me detyrë Trupe shërbimi në seksionin e kontrollit dhe menaxhimit në Komisariatin e Policisë Delvinë.

Ndalimi i tyre u bë pasi në datë 2 maj 2016, rreth orës 13.00, në një rrugë të qytetit të Delvinës, automjeti i tipit “Mercedes Benz”, me targë DL 3134 A, në pronësi të shtetasit M.A., por i drejtuar nga shtetasi A. Sh. u përplas me automjetin me targa greke YZX 4089.

Pavarësisht ngjarjes së ndodhur, Shefi i Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Delvinë N/Komisar Artan Alinani, dyshohet se ka ndryshuar emrin e drejtuesit të automjetit me targë DL 3134 A të përfshirë në ngjarje, shtetasit A.Sh., pasi nuk kishte Leje Drejtimi, me një shtetas tjetër.
Ne realizimin e ketij akti falsifikimi jane perfshire edhe efektivet e policise Inspektor Shkelqim Vrapi dhe Inspektor Osman Tozo.
Punonjesit e policise N/Komisar Artan Alinani, Inspektor Osman Tozo, Inspektor Shkelqim Vrapi kane kryer veprat penale “Shperdorimi i detyres”, kryer ne bashkepunim, dhe “Falsifikimi i dokumentave”, nga personi qe ka per detyre te leshoje dokumentin, kryer ne bashkepunim, parashikuar nga nenet 248 e 25 dhe 186/3 e 25 te Kodit Penal.
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *