Nga Bedri Islami
Nëse gjendja e tashme në Shqipëri, për disa është krizë e thellë institucionale, politike dhe shoqërore, e, për të tjerë, gjithçka është duke shkuar drejt normalitetit, shikim i përhershëm tridhjetë vjeçar i situatës, shikuar herën e parë nga opozita e herën tjetër nga qeveria, të gjithë janë të bindur se e gjithë kjo lidhet me trupën drejtuese që ka patur Shqipëria në këto vite pluralizëm, që kurrë nuk arriti të rritet, të ndryshojë veten dhe vendin, duke mbetur gjithnjë , si e ka përcaktuar saktësisht eruditi Moikom Zeqo, shefat e një klase parapolitike.
Ne kemi me bollëk shefa partish, por nuk kemi liderë. Ne kemi parti pa fund, por nuk kemi liderë. Kemi njerëz që drejtojnë struktura partiake, por jo që kanë ide, të cilat udhëheqin njerëzit. Kemi rendës pas posteve, por jo pushtetarë të devotshëm. Përfitues, por jo disidentë të pushtetit të tyre. Ngritës duarsh, por jo mendimtarë.
Në tridhjetë vite pluralizëm e keqja erdhi nga lart, si shirat që bien tëposhtë. Njerëzit shkuan me besimin se tashmë do të vijë një kohë tjetër, jo e barazisë në varfëri, por e aftësisë në një sistem vlerash.
Nëse figura të shumta politike filluan të krijojnë staturën e tyre dhe jo, në jo shumë kohë , u hodh poshtë, kjo nuk ka të bëjë me verbërinë politike të njerëzve, por me atë që këto shefa politikë, edhe një herë, e donin popullin të verbër dhe Shqipërinë si një vend ku mbisundohet nga një pakicë. Duke e menduar veten mbi të gjithë, shpesh herë ata ishin në këmbët e të gjithëve, dhe, për më keq, duke marrë me vete zhgënjimin e njerëzve.
Për fat të keq, asnjëri, edhe nga ata që është pritur të jenë njerëzit e shpresës, nuk është arritur një përmasë e tillë, megjithëse ata i kanë thënë vetes se u bënë liderë, janë zgjuar dhe janë matur me hijet mëngjesore dhe në darkë janë zvogluar drejt hiçit.
Në fare pak kohë , historia e së djeshmes, është përsëritur tek e sotmja, por, nëse më herët ishte tragjike, tani është tragjikomike dhe liliputët e drejtimit të vendit, pavarësisht nga gjatësia e shtatit, nuk kanë bërë asgjë tjetër, veçse kanë përsëritur njëri tjetrin, deri në theqafje.
Mungesa e parë dhe më e madhe të shefave të partive është ajo e karakterit. E karakterit njerëzor dhe e karakterit politik. Të dehur me veten deri në marrëzi, ata e kanë çuar edhe vendin drejt kësaj marrëzie.
Kur filloi e gjithë kjo rrëshqitje e pandalshme, sa që sot duket e pashpresë në rikthimin e saj?
Si është e mundur që njerëzit , të lodhur dhe të shkatërruar nga diktati i një njeriu, megjithëse ai nuk ishte liliput si këto të sotmit, e pranuan kaq lehtësisht, edhe një herë, sundimin nga një njeri i vetëm, dhe, në rastin më të favorshëm, nga një grup njerëzish, detyra e të cilëve është në alternohen në një cikël kohor 8 vjeçar.
Nuk janë vetëm ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 ata që sollën këtë gjendje rrënuese politike, në të cilat, si kurrë më parë, dy armiqtë kërcënues, Berisha e Rama, në pak takime, ranë në një mendje për të mbyllur me radhë të hekurt lindjen e një mendimi ndryshe në politikë. Viti 2008 ishte kapaku që kishte filluar të vendosej në jetën politike, dhe, edhe nëse ky kapak hapet, asgjë e rëndësishme nuk do të ndodhë, për deri sa shefat e partive, janë bërë zotër dhe vetvendosës deri në dhimbje. Përmes tyre kalon gjithçka. Kërcënimi i djeshëm i politikës është bërë sot kërcënimi i papunësisë; e drejta e lëvizjes, ndërtuar sipas interesave të çastit, sa vota më jep e sa vota marr, solli zaptimin e pronave, krijimin e një klase të re shoqërore, pronarë të pronës së tjetrit, braktisjen e verbër të vendit, dhe, sëbashku me to edhe bandat e lidhura me politikën. Asnjë bandë nuk ka mbijetuar nëse ajo nuk ka qenë pjesë e politikës dhe nuk i ka shërbyer asaj. Bandat kanë lëvizur në dy krahët e politikës, sepse ashtu kanë dashur shefat, pasi më e lehtë ishte për to të fitohej pushteti përmes dhunës, se sa përmes mendjes.
Deliri i shefave është nga më të habitshmit, thua se drejtojnë gjithë botën dhe jo një shtet që tridhjetë vite më parë ëndërronte të ishte Zvicër dhe që u bë si Kandahar në vitin 1997, vazhdon të jetë si pjesa afrikane e Europës dhe e mbetur gjithnjë jashtë dyerve të saj.
Deliri i shefave është i pazakontë. Berisha, për të cilin një drejtues i lartë politik i kohës së diktaturës, do e cilësonte si njeriu i shpresës së madhe, sapo shkonte për të kërkuar besën për referendumin në Dukagjin , RTSH e kohës theksonte se “ është i pari lider që pas Skënderbeut shkon në Dukagjin”. Fatos Nano thonte se “prapa më vjen historia”. Xheloze për Kastriotin, një ministre e sotme e shumicës e shpallte Edi Ramën si Skënderbeun e dytë. Një tufë të rinjsh, si një garnizon ushtarak i këndonin Monika Kryemadhit “prij burrneshë”. Shpalleshin tradhtarët, sipas së njëjtës metodologji që mendohej se kishte ikur. Koka e njërës palë nga lobi serb dhe gjysëm koka e tjetrës nga lobi grek. Pastaj alternohen. Një ditë e mallkojnë Nikola Gejxh dhe mirë bëjnë, ditën tjetër puthen me të. Janullatosi merr nënshtetësinë nga presidenti i tashëm, çka nuk e kishin bërë pararendësit e tjerë, dhe Athina mburr syçeltësinë e presidentit të tashëm, i cili, aq sa është syhapur tek media greke, ku “denoncon” kryeministrin e tij, i cili e ka vendosur në atë post, nuk gjeti kurrë rrugën për t’u bërë lideri i të gjithë shqiptarëve, çka kisha besuar dikur se do të ndodhte. Së fundi një kakareç politik, dmth një fik i papjekur në politikë, Basha, i deleguari i një lobi që nuk dihet se çfarë është, duke marrë zemër nga ata që i rrahin krahët, hap gjoksin dhe e shpall veten shpëtimtarin e ardhshëm të Shqipërisë. Dhe që gjithçka të jetë si një komedi tragjike, në sfond duken shefat e përhershëm, të cilët askush nuk e di se sa autobusë mbushin me ndjekësit e tyre. Të neveritet vendi kur kakarisin Ndoka, Mediu, Vasili, Dule, ky kakaris më shumë në greqisht, ku dërgon edhe raportet javore, e në fund Shehi e Duka. Thuajse të gjithë kanë rendur sa majtas e sa djathtas, ku ka qenë pushteti, kanë bërë marrëveshje me djallin e kanë dërguar njerëz në amëshim, ku Gërdeci është pjesa e vogël e tragjedisë. Pjesa e madhe qëndron në faktin se ky i përjetshëm shef e kishte vënë gjithë ministrinë e Mbrojtjes nën sundimin e një birbo të politikës, që para se të fuste këmbën në dikastere, tunde çantën e babait të pushtetshëm.
Shqipëria është vendi i shefave, por jo i liderëve.
Dhe, këto liderë, që e filluan jetën politike si gjithë të tjerët, në apartamente të zakonshme, dikush në kat të parë e dikush tëp katin e katërt, janë sot pronarë vilash të stërmëdha, në resorte luksi, janë pronarë pasurish të mëdha, të luajtshme dhe të tundshme, të atyre që kanë në këtë vend e të asaj që mund të dalë një ditë. Berisha, Meta e Kryemadhi mrizojnë në Lalëz, Rama në Surrel, Basha ka dy kate të tërë në njërin nga pallatet më të shtrenjtë të Tiranës dhe me ashensor në vete – ky bën thirrje për barazi; Duka është pronar i fuqishëm, Ndoka , që për ironi të këtij vendi, ishte dikur edhe ministër i shendetsisë jeton për mrekulli….
Oligarkët financiarë sundojnë mbi politikën e të gjithëve. Një bandit nafte, i anatemuar nga Berisha, bëhet miku i ngushtë i familjes së tij. Një ndërtues, Ulaj, i anatemuar nga Rama, bëhet njeriu i tij i afërt. Dhjetra biznesmenë vraponi të blinin piktura e vepra arti për të financuar zonjën Berisha. Bijza e tyre kërkonte miliona për një firmë të babait. Zonja Rama, ndoshta më e respektuara ndër zonjat e qeveritarëve, bëhet antare bordi e një banke që papritmas, pas këtij emërimi, rritet fuqishëm. Borxhet e shtetit për energjinë elektrike i mbledh një firmë private që shlyen detyrimet pastaj tek politika.
Përse u bënë shefa partish këto njerëz? Për vilat e pallatet e tyre, apo për t’i dhënë këtij vendi një pamje të re dhe një emër ndryshe, më të dinjitetshëm?
Shpesh herë, dashamirës të mi, më thonë se nuk duhen futur të gjithë në një thes, pra nuk duhet bërë bashkë Rama me të tjerët.
Në të vërtetë kur kthej kokën pas, shefi i tashëm i socialistëve, më është dukur zgjidhja më pak e keqe ndër të këqijtë e politikës. Fakt është se dikur të dukej çudi dhe e pamundur që, për shembull, energjia të paguhej edhe në Kukës, por ja që ndodhi; që njerëzit të rrinin në rradhë për të shlyer detyrimet, por ja që është..por njeriu zhgënjehet më shumë tek ai që ka patur më shumë besim e më tepër shpresë.
Shqipëria është vendi i shefave, por jo i liderëve.
Deri kur…askush nuk e di. Shefat e kanë kapur sistemin për gryke.
****
Botuar sot në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

SHUME SAKTE..! DUA TE JAPE MENDIMIN TIM..POR..KA KOHE QE D I T A..I ZGJEDH KOMENTUESIT..NUK I KA BOTUARE SHKRIMET KRITIKE SIDOMOS PER TE DJATHTEN E ÇORODITUR GATI NE ASFIKSI…PER FAIN E VETEM TE NJE NJERIU-SB,QE KA MARR PENG PD,OPOZITEN DHE VENDIN PER 30 VITE.
-AI DUHET LARGUARE ME ÇDO ÇMIM.
-NESE NUK KUPTOHRT KJO,PD NUK VJEN KURRE NE PUSHTET,POR DHE VENDI DO SHKOI KEQ E ME KEQ.PSE:SE KESHTU URDHEROJNE SHEFAT E “BISTURISE” & TE ” PENICILINES” TE VITIT 1974.
-RAMA…ESHTE E KEQA ME E VOGEL THOT B.ISLAMI.ATHERE LE TE SHKOJNE NE REÇ ME PARE TE KQIJT E SHEKULLIT 21.PO KUSH TI ÇOI..KJO ESHTE ÇESHTJA.A MUND TE ÇOI NE BURG DJALI-BABIN..!? NDAJ BABI RRI ATY PER 30 VJET E NUK E LUAN AS TOPI..! VETEM PO TE NGJALLET ENVERI TE CILIT AI DIKUR I THURTE LAVDE E ME VON E ÇVARROSI,E TELENDISI DHE…SE PER TE MARR FLAMURIN E ANTI-KOMUNISTIT U BE SHPIFSI KAMPION-BOTE.FLM D I T A,FLM..B.ISLAMI.
Ethem,Ke harruar fundin,ushtaraku madhor mallakastraqi,jo anonim bole komplet
Keta nuk jane shefa,keta jane bosa mafjoz klanesh
qe i quajne “parti”
Deri kur…askush nuk e di ? Deri sa te dali ilaci i gjumit shekullor,do ikin keta do e marrin trashegimtaret e tyre,
Demokracia nuk vjen dhurate nga qielli,eshte produkt i popullit,Ai stan ate bylmet do kete deri sa te ndroje kulloten
Rrenjet e se keqes per mua fillojne ne vitet 1991 = 1992 me marrjen e pushtetit nga Partia Demoniake = PD. U genjyem te gjithe. Menduam se per 3 vjet Shqiperia do te behej si gjithe “bota”, kupto si gjithe Perendimi. Na genjeu Zeri i Amerikes, na genjeu maloku i zbritur me valixhe druni ne Tirane. Pasardhes i nje fisi dhe familjeje prej 2000 vjetesh analfabete dhe te panxënë. Ky malok, para se te na genjente ne, genjeu edhe veten e vet. Nga nje komunist i flakte u kthye ne nje demokrat te perveluar per 24 ore. U tregua aq i poshter, ose aq i marre, saqe ngaterroi sistemin me shtetin. Duke dashur te permbyste sistemin, permbysi bashke me të edhe shtetin shqiptar. Kulmin e arriti ne vitet 1996 = 1997 kur lejoi te lulezonin “dallandyshet” e para te kapitalizmit ne Shqiperi si Vefa, Xhaferri, Sudja etj etj. Dhe Shqiperia u plandos per toke. Sikur te mos mjaftonte me kaq u shiten te gjitha pasurite kombetare sikur t’i kishte trasheguar nga i ati. Dhe sikur te mos mjaftonte as kjo Shqiperia u mbyt ne borxhe. Fabrika, uzina, kombinate, hekurudha, u çuan per skrap. Nje politike e tille do te kishte gjunjezuar edhe gjiganden Ameriken dhe jo vetem Albanine e varfer. Vendet e tjera te Europes Lindore si Sllovakia, Polonia, Hungaria, madje edhe Kroacia, Sllovenia, Mali i Zi dhe Maqedonia kalua normalisht nga sistemi komunist ne ate kapitalist. Ketu duket roli i klases politike qe udheheq vendin. Ne Shqiperi nuk patem Vaclav Havel, por komuniste qe ishin brumosur me parullen e Partise se “nga germadhat do ngrejme boten e re”. Dhe e kthyen vendin ne germadhe. Tani Jezu Krishti me Muhametin te zbresin ne Toke nuk e ribejne dot Shqiperine pa kaluar edhe nja 100 vjet te tjera. Per mua Rama nuk perfaqeson te keqen me te vogel, por shpresen e vaket se Shqiperia mund te filloje te ringrihet pak e nga pak. Derisa te dale ndokush tjeter qe te jete edhe me i perkushtuar dhe me i afte se ai. Ketu perjashtoj kategorikisht opoziten, gjysma e drejtuesve të së ciles duhet te ishin prej kohesh ne burg, per tragjedine qe i shkaktuan ketij vendi.
permbledhje e persosur…nuk ke ç’fare ti shtosh me
Shefa brekdhjere
Keta nuk jane as shefa e as lidere, por aksionere. Ende nuk e kuptoni qe politika ne Shqiperi eshte nje? Vetem idiotet e ndajne ende ne te majte e ne te djathte.
“El Chapot” Shqipetar duhen ekstraduar ne Amerike me burgim te perjetshem
Këto nuk janë shefa por bandit me çizme,. Nuk kanë asgjë më politikën por çdo gjë lidhet me lekun.
Keto 20 vjetet e pasluftes ne Kosove,Hashimi ishte dhe eshte LIDERI I kesaj Hapesire shqiptare kendaj Drini.Poashtu keto 20 vjet,Edi Rama eshte lideri I pakontestueshem edhe nga sovrani shqiptare ne Shqiperine andej Drini.
Zhgenjim shume I madh,ose te heqesh masken..Ju z.Bedri vazhdoni te kostatoni …,pa thene asnje shkak per konstatimet e herepashereshme tuajat …Dhe me keq se kaq ,ju nuk jepni asnje varjant per zgjidhje ,per kete pushtim te Shqiperise nga banditet..shqiptare.Ju ,akoma me keq ,kerkoni lidera..,jo “shefa politike”…Ju ose harroni ,ose nuk e dini (kete te fundit nuk dua ta besoj) se historine nuk e bejne liderat,por popujt…Dhe per te thene nje nga shkaqet kryesor te kesaj katrahure ne Shqiperi ;eshte pikerisht fetishizimi I rolit te individit…Dhe per te thene si dilet nga kjo gjendje ,(qe fatkeqesisht Jane bere njesh me te ,jo vetem turma injorantesh qe vrapojne pas baditeve “lidere”per lemosha mjerimi ,por edhe shume emra me tituj ,dhe pa tituj …”dijesh”)si hap I dyte ,pas vetingut te pergjithshem dhe te perhershem,eshte reforma ne legjislacion (aty ku mer fuqi korrupsioni ) duke filluare nga Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor,per ti kthyere popullit sovranitetin e grabitur…,me synim qe populli te veteqeveriset..,te kontrolloje qeverisjen dhe te nderhyrje ne qeverisje pa I marre “muti kembet”,ti hiqet pushteti individit ,dhe te qeveriset kudo me keshilla dhe asanble(kongrese),duke u bazuare te Kushtetute e USA ,ndoshta edhe tek modeli I Singaporit…
Te lutem Bedri,
Zevendesoje fjalen shefa me hajduter Te pangopur
Shume sakte.Pse ndodh tek ne?Senuk ka gare te nershme ne parti.Nuk ecet me me konceptin :I pari i di te gjitha!
Nga luanesha lindin luane,
nga minj lindin minj,
kush ka pare nje mace qe te pjelli nje tiger,
le te vije ne shqiperine e moderuar dhe te modernizuar nga skizofrenia demokraci,
per te pare se si tigresha lind nje mace por me kohen vertohet qe gjenetika e tij eshte tigri madheshtor.
Ne shqiperi kishte nje qe i kishte te gjitha pa dallim feje,krahine,ideje dhe ngjyre flamuri,sepse ngjyra e tij tashme eshte mavijosur,dhe grimbat e dale nga kjo mavijosjie jane krimbat e sotshem ne shqiperi qe,nen ethet e popullit te marrezuar nga pik-piku i gjakut qe po i kullon,si e si te shuhet etjia e kermesise se tyre ne grahmen e fundit qe ju ka ngelur si vemjiet e komunizmit.
E mjera Shqieri zemra me qan per ti
I mjeri shqipetar pert y me kullon loti
I robaruar Kombi jone legjendar
Nga hijet e menura ne atlarin barbar.
Logjikes se hekurt eshte veshtire t’i kundervihesh zoti Bedri, por qe ta themi troc muhabetin, RPT-ne (riputazione) me marrezite e liliputeve te glases parapolitike, sot e kan mesuar permendsh dhe foshnjet e djepit. Jo me kot, edhe ato sapo u shfaqen ne televizor surreter kakareçesh u tregojne gishtin e mesit.
Per tre dekada me radhe, ne s’kemi qene kurre te afte per t’u organizuar. Me kurre s’mundem te ulemi kembekryq rreth sofres dhe te kuvendojme me pjekuri per zgjedhjen e “kryeplakut” te kombit.
Ate na e kane servirur ne pjate si “llokum” te tjeret. Jo shefat, por shefat e shefave. Deri kur valle?
kta jane lider te dal nga i njejti bark qe lindi 8 Nentor 1941.
Jo mor Jo ! keta jane demoshkerdhata
Kaqi zgjuar qenke ti o katarakti sa te paska mashtruar e te mashtron nje njeri i zbritur nga malet me nje valixhe druri dhe me nje prejardhje 2000 vjecare analfabetesh !
Edhe Edi Rama vetem Shef? Jo or Bedri, pa pyete shoqe Spiropale nje here…
Keta jane kurva do varur te sheshi Skenderbeu do ju qire motra e rrobet keta Po rrjepin popullin me te varfer dhe te vuajtur te Europes ho rrobet ju qifsha ju befshin kancer vuajtet e shqiptareve se i telendiste ho ju qifsha rrobet ne 10 brezza mase ju qine rrobet