Shefi i antidrogës së Athinës: Në Ballkan vendi kryesor i prodhimit të marijuanës është Shqipëria

Leda Hysa

“Në vendin tonë nuk ka kartelë droge si në Meksikë, Kolumbi apo disa vende të tjera europiane. Problemi më i madh në Greqi në lidhje me trafikimin e drogës, janë kryesisht organizatat kriminale shqiptare, të cilat kanë marrë në dorëzim në një shkallë të lartë, tregtimin e të gjitha llojeve të drogës”, shprehet Shefi i Luftës kundër Drogës në policinë e Athinës, Konstantinos Panagiotopoulos.

“Ne jemi gjithnjë gati për bllokimin e këtyre grupeve. Në Ballkan, vendi kryesor i prodhimit të marijuanës është Shqipëria, e cila furnizon gjithë Europën ose nga kufijtë e saj veriorë ose përmes linjës Greqi-Itali. Sasi të mëdha droge vinë në Greqi përmes kufirit greko-shqiptar me destinacion Italinë përmes portit të Igumenicës apo Patrës.” vijon ai.

Lidhur me trafikimin e drogës, nga arrestimet e kryera, faktohet që dorë kanë organizatat shqiptare”, shprehet Panagiotopoulos. “Gjithashtu një ishull ku kemi vërejtur ardhjen e sasive të drogës është Zakynthos”, thotë ai.

“Nga të dhënat që kemi, shqiptarët mbeten drejtues të trafikut të kokainës në Greqi. Pas tyre vijnë grekët, serbët dhe maqedonasit, kryesisht pranë kufirit”.

Ai gjithashtu thotë se edhe në  në trafikimin e heroinës, drejtues janë shqiptarët.

 

Share This Article
1 Comment
  • shko more evgjit ..shiko njehere nga Kreta dhe Peloponezi pastaj na thuaj qe shqiptaret drejtojne trafikun e droges,por ju keni nje gje qe nuk eperhapni lajmin se keni frike se mos beheni me ngjolle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *