Shefi i Antidrogës, spiun i organizatës së narkotrafikut

anazapta

Shefi i Antidrogës së Fierit zbulohet si spiuni i organizatës së trafikut të drogës nga Lazarati në drejtim të Italisë. Me një karrierë të gjatë në Policinë e Shtetit, për 5 vitet e fundit edhe shef i sektorit kundër drogës në Portin e Vlorës, Dritan Zagani është arrestuar ditën e djeshme nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm me urdhër të prokurorisë, pas hetimeve disa mujore nga Krimet e Rënda. Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën “arrest me burg” për “shpërdorim detyre”. Bashkë me oficerin e lartë janë ndaluar edhe 5 persona që akuzohen se trafikonin drogë nga Lazarati, ndërsa 3 u shpallën në kërkim, mes tyre edhe ‘informatori’ italian i oficerit, që në fakt rezulton të jetë pjesë e organizatës së narkotrafikut.

Dritan Zagani akuzohet se bashkëpunonte me trafikantët, duke u dërguar SMS në telefona, ose përcjellë mesazhe me korrierë të caktuar në grup, duke i informuar për aksionet, postblloqet dhe lëvizjet e uniformave blu. Gjithashtu Zagani akuzohet se ka penguar dhe dështuar shumë prej operacioneve antidrogë dhe po përgatitej të bllokonte një tjetër aksion së fundmi. Sipas hetimeve që ka kryer Prokuroria e Krimeve të Rënda, nga përgjimet e kryera rezulton se Zagani komunikonte me një të huaj italian, aktualisht në kërkim, pa njoftuar eprorët për lëvizjet e kryera. “Më shumë i dyshuari komunikonte me rrjetin e dyshuar kriminal, se sa me eprorët, madje nuk raportonte as informacionet që mblidhte nga burimet”, thuhet në dosjen e organit të akuzës.

Zagani ka qenë shef antidroge edhe në Portin e Vlorës për 5 vite. Në një nga operacionet për kapjen e 1 ton droge hashash nga Lazarati me destinacion Italinë, në nëntor 2013, lindën edhe dyshimet e para. U konstatua se Zagani komunikonte me një burim të tij informacioni, që në fakt ishte edhe pjesëtar i grupit të trafikut dhe i jepte lëvizjet që kryente policia, për të shmangur arrestimin apo goditjen. Dhe për më tepër, Zagani nuk e ka raportuar këtë burim dhe person tek eprorët e tij, por e mbante të fshehtë, duke shkelur ligjet e policisë. Më tej ai është transferuar për në Fier si shef i Antidrogës, por edhe aty ka mbajtur kontaktet me të njëjtin person, pa raportuar tek shefat. Në muajin janar ka goditur trafikun e 100 kg hashashi dhe ndaloi 2 persona në aksin Fier-Vlorë, pa dijeninë e eprorëve. Por ndërkohë ka komunikuar në ato momente me burimin e tij italian, duke spiunuar një tjetër aksion policor sipas prokurorisë.

Më tej burimi i kryepolicit ka komunikuar me shokët e tij duke i informuar se policia ishte në ndjekje të tyre. Mësohet se burimi është një shtetas italian, aktualisht i shpallur në kërkim. “Zagani i raporton për operacionin një shtetasi të huaj duke shkelur etikën, detyrën dhe sekretin hetimor dhe me papërgjegjshmëri flet për detaje të cilat nuk i ka bërë prezent as tek eprorët e tij dhe nuk gjejnë pasqyrim në asnjë dokument të firmosur prej tij dhe të administruar në përmbushje të detyrës, thuhet në dosjen e prokurorisë.

 

 

 

Share This Article
5 Comments
  • HALLALL RENDI POR EDHE RRITUANI PAK RROGAT PUNONJESVE TE POLICISE SEPSE KETO RROGA MIZERABEL KANE CUAR POLICINE NE KETO NIVELE

    • Trafikonin droge nga Lazarati?? Po zvendesdrejtori i policise sapo tha qe nuk ka droge ne Lazarat?Ke te besojme ketu?

  • Ky eshte nje rast qe flet vete per Mafien ne pushtet ,
    Edhe pse duket ndryshe ky mbetet prape se prape nje peshk i vogel,,kur mendon avionet qe ulen e ngrihen qe kthehen ne mushkonja e zhduken fare duke i pergenjeshtruar.

  • nuk po e kuptoni po goditene bandate teroriste berishijane dhe pas eleminimite te tyre do te funksionojne bandate e rilindjes lufta e dollarit se pune nuk ka shanse te hapene me ne kete toke se veteme ato firma teroriste fasone vijne pere te na shfrytezuare duke mos paguare asnje takse dhe vjedhure korentine dhe me e poshtra me ndimene e qeverise qe te na paguajne me 150 dollare muaje kure kaq i mere pere dy dite ne greqi ja kjo eshte shqiperia e mjere qe ka gazetari te pavarure po po nxori keto pabesira dhe e zhdukine ata bosete e demokracis botrore hahahahahahah nuk ja mbae asnje gazetarri te thuaje qe pas 25 viteshe ne jetojme me 150 euro ne muaje kulmi i mireqenjes e thote sala me bashen e mbeshtete likja me video dhe e vertetone miku i madhe e i shqiptarve amerika qe si jetohe ne ameri ketu as te vete menja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *