Guvernatori i Bankës Qëndrore Gjermane, Jens Weidmann vjen sot në Tiranë, për të takuar homologun e tij shqiptar, Ardian Fullani. Edhe pse detajet e vizitës së tij nuk janë zbardhur, burime pranë Bankës së Shqipërisë bëjnë të ditur se vizita e tij në vendin tonë vjen në një kohë kur financat e shtetit shqiptar po kalojnë ditë të vështira.
Ekonomia gjermane është një ndër ekonomitë që po ndikon ndjeshëm në kalimin e krizës së vendeve të Eurozonës, ndaj rekomandimet e mundshme të shefit të Bankës Qëndrore gjermane konsiderohen si të rëndësishme. Institucionet ndërkombëtare financiare që pas zgjedhjeve të përgjithshme të 23 qershorit 2013 kanë bërë pjesë të axhendës së tyre dhe Shqipërinë, për të parë mundësitë reale që vendi ynë ka të dalë nga kolapsi financiar, kryesisht të përiudhës para zgjedhjeve parlamentare, ku financat e shtetit u shpërdoruan në mënyrë abuzive nga qeveria në ikje.
Edhe ardhja e sotme e zotit Weidmann është në këtë kuadër dhe burimet saktësojnë se do të ketë takime dhe me qeveritarët që marrin mandatin e tyre në fillim të muajit tjetër.
ZOTI WEIMANN MOS U MERR FARE ME VRASESIT DHE HAJDUTET POR MERRU ME ATA QE NUK I KANE DURET ME GJAK DHE HAJNI
Eshte thjesht nje vizite e kerkuar nga krimineli Fullani per te vazhduar lojen e tij te ndyre ne kurriz te shqiptareve, duke i grabitur deri ne palce.
Fullano ka drekuar dje ne Butrint sebashku me kete zoterine ,ndonje pisllek i radhes ne oret e fundit