Prokurorët amerikanë kanë rekomanduar ngritjen e akuzave ndaj ish- shefit të CIA-s, David Petraeus, pasi i ka dhënë ish- të dashurës së tij informacione të klasifikuara.
NY Times raporton se një gjeneral i dekoruar, Petraeus dha dorëheqje si shef i CIA-s në vitin 2012, pasi u publikuan detaje nga afera e tij me Paula Broadwell.
Nëse gjendet fajtor, ai do përfundojë në burg.
Agjentët e FBI kanë gjetur dokumente të klasifikuara në kompjuterin e saj, duke dyshuar se Broadwell ka pasur akses në e-mailin e CIA-s dhe të tjera dokumente të klasifikuara.
Afera mes tyre nisi në vitin 2011, kur ajo po përgatiste një biografi për gjeneralin.

S’besoj te kete thene gje per “Burrin e shtetit” dhe “yllin ne ngjitje”!
Jane lojra prralla amerikanesh te dala boje prej kohesh