Shefi i diplomacisë serbe këndon një këngë për nder të Edi Ramës

Elton Tafaruci

Ndodhi që ditëlindja e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, 4 korriku, të kremtohej gjatë mbajtjes së Samitit të Ballkanit Perëndimor në Paris.

Në darkën solemne të Samitit, Ivica Daçiç, shef i diplomacisë serbe, ka kënduar për Edi Ramën, transmeton Koha.net.

Presidenti francez, François Hollande ka shtruar një darkë mikëpritje për të gjithë kryeministrat e Ballkanit, që ishin pjesë e samitit në Paris.

Sipas gazetës serbe “Kurir”, Hollande i ka kërkuar Daçiç që të këndojë një këngë për nder të ditëlindjes së Edi Ramës.

“Kurir” shkruan se “këngëtari ynë kryesor në skenën politike nuk e ka refuzuar kërkesën”. Mësohet se Daçiç i këndoi një këngën “O sole mio” si dhe “Santa Lucia”. Referuar detajeve të nënvizuar nga gazeta serbe, pak para se të niste këngën, ai ka pyetur ku është orkestra?

Pas kësaj performance, Hollande, Merkel dhe Mogherini e puthën dhe e përqafuan Daçiçin për atmosferën e bukur që krijoi.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që ai i këndon, e aq më tepër kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Para dy vjetësh në Beograd, në samitin e Kinës dhe të 16 vendeve të Evropës Lindore e Qendrore, Edi Ramës i ishte kënduar nga i njëjti repertor.

Share This Article
6 Comments
  • *****Arti , muzika dhe kënga nuk njohin kufijë teritore dhe barrjera ,ato bashkojnë njerëz ,popuj , kombe ,kontinente .por gjithmonë vigjilenca nuk duhet harruar !…,e të flemë mbi dafina .Kur të këndon armiku te veshi thuhet se disa i zë gjumi më i ëmbël por Edi është gjithmon vigjilentë.!!!!
    ****Me serbët për luftë u nisëm, sosëm në paçë e KËNGË ! .
    ****Kjo është ëmbëlsia dhe forca e integrimit të popujve me armiqësi në unjonin e Bashkimit europian.! /
    ****URIME DITËLINDJEN EDI RAMA !,edhe 100 v.tjera.
    ****Happy Birthday Edi ! *********************************.

  • E ka trashigim nga partia e punes miqsin ne mes dy partive.Qe kur u themelue kjo parti ka pas ndikim jugosllav.Sa per sy e faqe e shante Enveri Titon,se gjerat i benin bashk.Tito i kthente shqiptart qe arratiseshin ne Jugosllavi,Enveri i kthente kosovart qe vinin per te shpetuar te nana shqiperi.

    • O mark , me sinqeritet. ENVER HOXHA zhduku vrasjet e femijeve ne djep qe iu benit me Kanun. 2) emancipoi femrat qe i shikonit si kafshe 3) serbia iu ka perdorur gjithe kohen si Guinea pigs 4 ) Sali Berisha e ka gruan serbe she shitet per patriot. …… E kupton pse jugu ju kosideron CECEN ?

  • Bo bo pikerisht tani qe Mesila buciti nga parlamenti ndodhin keto gjera. Shoke te partise duhet re ruani moralin e shendoshe e jo te bini pre e lajkave te armikut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *