Shefi i Shtabit të ushtrisë vesh uniformën e guzhinierit

Dita

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Jeronin Baze ka lënë për një ditë uniformën e rëndë ushtarake për t’iu përkushtuar gatimit dhe servirjes së ushqimeve për fëmijët.

Në ambjentet e batalionit të Forcave Speciale në Zall-Herrit drejtuesit e Forcave të Armatosura shtruan një drekë për fëmijët e familjarët e ushtarakëve.

Gjeneralmajor Jeronim Bazo, falenderoi familjarët e ushtarakëve për mëbshtetjen e pakufijshme për të afërmit e tyre që punojnë në radhët e Forcave të Armatosura.

Gjeneralmajor Bazo, shprehu mbështetjen edhe të lidershipit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FA për një kujdes më të mirë ndaj ushtarakëve dhe familjarëve të tyre. “Sot është koha që edhe ne t’ju shërbejmë ju, po me të njëjtin përkushtim siç ju i keni shërbyer atdehut”, – nënvizoi Bazo. Me këtë rast ai preferoi ti shërbejë të ftuarve dhe ministres Kodheli.  /E.K

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *