“Është përfshirë edhe një Audi Q7, i riu Madani po bënte garë me një makinë tjetër”, detaje të reja nga aksidenti që vrau gjithë familjen Gushi

Ermir Ermir

Udhëtimi për të ardhur në Atdhe për të kaluar pushimet u kthye në tragjedi për familjen Gushi, emigrantë në Greqi. Shpejtësia skëterre e mjetit “Audi A8” e drejtuar nga i riu Igli Madani në autostradën Fier-Vlorë bëri që familja Gushi, dy prindërit dhe dy vajzat e mitura 14 dhe 9 vjeçare, ta kishin atë udhëtimin e tyre të fundit.

Shefi i Sigurisë Rrugore në Policinë e Shtetit, Skënder Ismaili, i ftuar në emisionin Repolitix ka dhënë të tjera detaje tronditëse për ngjarjen.

Ismaili foli për një makinë të tretë, një AUDI Q7, e cila edhe ajo ishte duke ecur me shpejtësi skëterrë, është parakaluar nga Madani, i cili më pas ka goditur nga mbrapa mjetin që po udhëtonte famija Gushi.

Ismaili thotë se 165 km në orë ishte shpejtësia mesatare e Igli Madanit nga rrethrrotullimi i Lushnjës deri në vendin e ngjarjes. E gjithë kjo distancë është përshkuar për 22 minuta.

Gjurmët e frenimit të automjetit që shkaktoi aksidentin janë 63 metra.

e.t. / dita

Share This Article
2 Comments
  • Paske fillu me ndarjen e zarafave. Jo nje makin e 3 me shpejtesi sketer jo delet me shpejtesi sketer o polic dopjo 6 me 4 viktima i ngeli ati me audi qe humb kontrollin e vrau 4 vet ai tjetri mund te ket qen dhe me 300km ne ore po ska vra njeri o tu bo plazh per qefin e tij. Se kto historit me nje te 3 enigem futen ne ket histori me i ul denimin autorit te aksidentit. Ik qero ndonje qep e hap ndonje shishe birre dehu ne hije mos jep verrsione pijaneci. Paske dal me i regullu biografin autorit apo puno part time avokat.

  • Komentuesi “Drejtusi”
    Shumë respekt për permbajtjen e artikullit tënd,por me thënë te vërtetën e kisha pak të vështirë mynyrën e të shprehurit dhe e të shkruajturit shqip.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *