Shefi i stafit të Merkelit: Nevojitet një sistem më i mirë kundër radikalizimit

Dita

Gjermania ka nevojë të përmirësojë mënyrën e detektimit të radikalizimit islamik mes të rinjve në këtë mënyrë mund të aplikojë masa efektive, deklaroi sot shefi i stafit të kancelares gjermane, Angela Merkel.

“Personat e sulmeve të fundit në Wuerzburg dhe Ansbach nuk u radikalizuan në qendrat Islamike të njohura nga policia, ata u bënë kështu në duke qëndruar në dhoma të qeta”, tha Peter Altmaier në një konferencë të partisë Kristiandemokrate (CDU) në Saksoninë e Poshtme.

“Nëse ka të dhëna se një i ri për rëshket drejt radikalizimit, ose po bëhet i dhunshëm, atëherë pika e kontaktit që merr këtë informacion duhet të arrijë ta kalojë atë tek autoritetet e sigurisë”, vazhdoi ai.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *